
Fakti që Shqipëria i ofroi strehim një grupi disident që synon ta përmbysë regjimin e Teheranit dhe që punon aktivisht për ta arritur këtë qëllim, e ka vënë Tiranën në kryqëzim nga Teherani, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Adrian Shtuni, ekspert i politikës së jashtme dhe sigurisë me bazë në Uashington dhe bashkëpunëtor i Qendrës Ndërkombëtare për Kundër-Terrorizëm, në Hagë.
Më 20 qershor, Policia e Shtetit Shqiptar bastisi kampin e disa muxhahedinëve iranianë, të njohur si grupi MEK, nën dyshimet se disa pjesëtarë të tij kanë kryer veprat penale “provokim i luftës” dhe “sulme kibernetike”.
Vetë MEK-u e cilësoi aksionin policor si “kriminal” dhe “shtypës”.
Shtuni thotë se nëse dyshimet kundër grupit vërtetohen, ato përbëjnë “kërcënim të qartë për sigurinë kombëtare të Shqipërisë”.
Radio Evropa e Lirë: Pas bastisjeve që bënë në kampin e muxhahedinëve iranianë, autoritetet në Shqipëri thanë se ka dyshime për disa vepra penale – në mesin e tyre edhe “provokim i luftës”. A mund të na shpjegoni më shumë për këtë vepër?
Adrian Shtuni: Fakti që Neni 211* përmendet në dokumentin e gjykatës, nënkupton që autoritetet i konsiderojnë aktet në këtë rast si të atilla që e ekspozojnë Shqipërinë ndaj kërcënimit të luftës ose ndërhyrjes së një fuqie të huaj. Ky është një krim i rëndë që dënohet me burgim jo më pak se 15 vjet.
Radio Evropa e Lirë: Sipas jush, a paraqet grupi MEK rrezik për sigurinë në Shqipëri?
Adrian Shtuni: Pjesëtarët e MEK-ut janë armiq të betuar të regjimit të Teheranit për më shumë se 40 vjet. Fakti që Shqipëria i ofroi strehim një grupi disident që synon ta përmbysë regjimin e Teheranit dhe që punon aktivisht për ta arritur këtë qëllim, e ka vënë Tiranën në kryqëzim nga Teherani.
Sulmi shkatërrues kibernetik kundër Shqipërisë, vitin e kaluar, ishte një shembull i qartë i llojit të kërcënimeve me të cilat përballet vendi. Por, kërcënimi nuk kufizohet vetëm në hapësirën kibernetike.
Qeverisë shqiptare iu desh të anulonte samitin vjetor të MEK-ut më pak se një vit më parë, për shkak të kërcënimeve terroriste.
Radio Evropa e Lirë: A mendoni se autoritetet shqiptare duhet ta vazhdojnë marrëveshjen për strehim me MEK-un? Përfaqësuesit amerikanë në Shqipëri thanë se i takon Tiranës zyrtare të vendosë në lidhje me të.
Adrian Shtuni: Autoritetet shqiptare ranë dakord rreth një dekadë më parë për t’i ofruar strehim grupit MEK për arsye humanitare, por me kusht që grupi të përmbahej nga përfshirja në aktivitete të caktuara politike.
Nëse vërtetohen dyshimet se grupi përdori Shqipërinë për të nisur sulme kibernetike ose për të komplotuar dhe financuar aktivitete terroriste, një gjë e tillë ka të ngjarë ta komprometojë pozicionin e tij.
Aktivitetet e tilla jo vetëm që shkelin marrëveshjen, por përbëjnë një kërcënim të qartë për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
Në atë rast, autoritetet do të duhej të peshonin opsione të ndryshme, bazuar në shkallën e përfshirjes në aktivitete të tilla dhe numrin e individëve të angazhuara me to.
Nga ana tjetër, nëse pretendimet nuk mbështeten nga provat e mbledhura gjatë bastisjes ose përmes hapave të tjerë hetimorë, nuk mendoj se marrëveshja aktuale do të ndikohet.
Radio Evropa e Lirë: A mund të vendosë Qeveria shqiptare njëanshëm për ndërprerjen eventuale të marrëveshjes?
Adrian Shtuni: Çdo vend sovran ka të drejtë të hyjë në marrëveshje dypalëshe dhe të tërhiqet prej tyre nëse arrin në përfundimin se kushtet e marrëveshjes janë shkelur, marrëveshja nuk i shërben më interesit më të mirë të vendit, etj. Por, kushtet e marrëveshjes zakonisht përcaktojnë kushtet që do të çonin në ndërprerjen e saj.
Megjithatë, besoj se autoritetet shqiptare do të konsultoheshin me autoritetet amerikane në rast se do të konsideronin një hap kaq drastik.
Radio Evropa e Lirë: A mendoni se SHBA-ja ndryshoi qëndrim ndaj grupit MEK? Ajo shprehu mbështetje për bastisjen e kryer nga policia shqiptare.
Adrian Shtuni: Fakti që SHBA-ja tregoi mbështetje për hapat e ndërmarrë nga autoritetet shqiptare në hetimin e krimeve të mundshme, sipas mendimit tim, nuk tregon domosdoshmërisht një ndryshim pozicioni ndaj grupit MEK.
Thënë thjesht, autoritetet shqiptare kanë të drejtën sovrane për të ndërmarrë çdo hap ligjor që konsiderohet i nevojshëm për të hetuar krimet e mundshme, për të parandaluar kërcënimet dhe për të minimizuar rreziqet për sigurinë kombëtare. Deklarata që kam parë, sqaron se autoritetet amerikane e mbështesin këtë të drejtë, ashtu si dhe hapat e ndërmarrë për ta ushtruar atë.
REL
Duket qarte se veprimtaria e MEK-ut ka sjelle pasojat e sulmit iranian ndaj institucioneve shqiptare.Ne kete rast Qeveria Shqiptare duhet te hetoje mire dhe me hollesi keto veprime ,qe po na shqetesojne
Po desidentet per te luftuar armiqte ne pushtet jane. Per cfare tjeter?
Po ti si Shqiperi je bere pale ne nje konflikt te brendshem ne Iran. Ne kete menyre je ne lufte me Iranin. Kur ti mbeshtet sulme kibernetike dhe sabotazh ndaj nje shteti tjeter me c’fare fytyre ankohesh kur ai shtet ta ben ty? Shqiperia dhe shqiptaret nuk duhet te perdoren si zara dhe kush per top nga me te medhenjte. Themi qe bejme detyren si aleate. Por Po na perdorin si shkop haleje. C’fare jemi aleat apo vasalitet deri ne perbuzje?
MEK- jashte nga Shqiperia!
Vete Pandeli Majko ka kercenuar hapur Iranin para disa vitesh ,kur ishte i ftuar tek Mek. Duke iu drejtuar Teheranit qe shume shpejt do te hante akullore ne Teheran sebashku me kryetaren e Mekut.
Adriano, mos u bej Sharlatano - Ate MEK a ata Muxhahedine kesaj Shqiperie hallemadhe kush ja solli brenda qe ta vinte ne kryqezim te Iranit.?? Akoma me dyshime se a jane me rrezik per Shqiperine ata MEK? Po ky Aleati Strategjik ata te MEK i ka patur ne Listen e Organizatave Terroriste deri para ca vitesh. U acarua me Iranin dhe i mori ne mbrojtje...duke ja postuar Shqiperise...POR, mos ngurro ta thuash - me kerkesen e Edi Rames sepse tek strehimi i atyre Muxhehedineve qe nuk i strehonte askush (as USA vete madje) shikonte instrumentin per tu zvarritur ne pushtet si i vetmi kryeminister i globit qe i rras vendit tij nje Organizate si MEK duke e kthyer vendin ne Target te nje Republike Islamike qe e ka frike edhe ai, Aleati Strategjik pra.
Stuff qenke o Shtuf..kto dhe I'm bir I di..cudi sa kollaj fitojne rrogen ca....ja e prishi marreveshjen? Ku do I coje apo ke shpia jote...pranimi I tyre ishte nje gafe e madhe...me pasoja ...si Afganet we ngelen ne Lezhe....Usa po humbet mbeshtetjen ke Shqiptaret...jane shume gafa te bera prej tyre.
Sa i zgjuar qënke, or komunist i nënës Parti, me konkluzionin që arrin, kur thua:"USA po humbet mbështetjen tek shqiptarët." Pse kaq budallenj sa je vet i kujton shqiptarët t'i? Nga komenton ti, nga Caricin, më fal, Vollgograd, më fal, Stalingrad, më fal, Vollgograd? Ju komunistët e dridhni bythën sipas udhëheqësit, shqiptarët e vërtetë, jo si ty që flet si i huaj ose internacionalist, tek Amerika kanë parë dhe shikojnë Zotin në tokë.
Kryqezimin e Iranit... ????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
Muxhahedinët Iranianë nuk i solli në Shqipëri Edi Rama, por ish k/ministri Sali Berisha i cili, edhe sot ne parlament e pranoi dhe mbajti një minutë zi për një të vdekur në rrethana ende të paqarta. Deklarata e tij në parlament se “sot ndihem një prej tyre” është një pohim ogurzi.