“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit Goxhaj që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë

26 Prill 2026, 19:59Kronika TEMA

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e

Top Channel udhëtoi sërish drejt Memaliajt, në familjen e të ndjerit Endri Goxhaj, 30-vjeçari i cili u vra javën e kaluar. I ati i tij invalid, Astrit Goxhaj rrëfen me dhimbje se për të rritur të birin ka bërë sakrifica të mëdha, duke mbledhur lule në mal për të siguruar jetesën.

Ai tregon se çdo përpjekje dhe mund i jetës së tij kishte vetëm një qëllim: të ndërtonte një të ardhme më të mirë për Endrin, por sot, pas vrasjes së të birit, ai shprehet se gjithçka i është shkatërruar. Mes lotësh dhe dhimbjes së thellë, thotë se humbja e Endrit i ka rrënuar jetën dhe i ka marrë çdo shpresë, ndërsa kërkon me ngulm që drejtësia të vihet në vend.

Edhe nëna e tij, e tronditur thellë nga kjo humbje, kërkon drejtësi për djalin e saj. Me zë të dridhur, ajo apelon që autorët të zbulohen dhe të marrin dënimin që meritojnë, duke theksuar se asgjë nuk mund ta kthejë më Endrin, por drejtësia është e vetmja gjë që mund t’i japë sadopak qetësi shpirtit të saj ajo shton se djalin ja ndiqnin për ta vrarë.

Mësohet se Endri kishte pak kohë që ishte fejuar, duke e bërë edhe më të rëndë këtë tragjedi për familjen dhe të afërmit, pasi jeta e tij u ndërpre pikërisht në momentin kur po niste një kapitull të ri.

 

3 Komente

  1. D
    Dy burra

    Keta jane te dy burra ....si paskan pasur femije !. Couple homosexuel qe e kane adopté..

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Ve bast me ke te duash qe po te ta zvidhojne kafken, do te duket qarte qe ti nuk ke tru por vetem mut.

      Përgjigjjuni
    2. J
      Juavuri

      Te zente halli i ketyre ty Bastard me Pseudo dy burra.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje