“Do të vras” - U qëllua me thikë nga burri, Edlira Shahu rrëfen nga spitali momentet e tmerrit: Më goditi 3 herë në fyt dhe pastaj në fytyrë

3 Qershor 2024, 12:45Kronika TEMA
“Do të vras” - U qëllua me thikë nga burri, Edlira

Edlira Shahu, gruaja e cila u masakrua nga burri i saj, Jakup Shahu i cili e ka qëlluar 20 herë më thikë ka folur për herë të parë nga spitali, ku ajo ndodhet në gjendje të rëndë.

Kjo ngjarje ndodhi pas një dhune horror sistematike që vetë Jakupi i bënte pothuajse çdo ditë Edlirës. Kjo e fundit ka treguar për emisionin "Me zemër të hapur", në News24 detaje si ndodhi përplasja mes saj dhe bashkëshortit. 

Edlira Shahu tregoi se i shoqi e goditi me grusht dhe me pas e tërhoqi për flokësh në kuzhinë ku e goditi 3 herë me thikë në fyt dhe më pas në kokë e fytyrë.

“Më ka dhunuar edhe herë të tjera. Atë natë ishim mirë, shkuam në shtëpi, darkuam dhe u shtrimë, ora ishte 10:30 të darkës. Nuk patëm debat së bashku, ishte i qetë, edhe në krevat mu luste ‘thoshte të vdesësh”. ‘Po pse të vdes çfarë të kam bërë, çfarë po të bëj’. Më gjuajti me grusht, nuk ishte i pirë.

Nuk mi kishte thënë herë tjetër, ishte shumë xheloz, më akuzonte për gjëra kot. Më kapi nga flokët më nxori nga dhoma më tha ‘sonte për ty nuk ka shpëtim, do të vras”. Bërtita, më kapi për flokësh dhe më çoi tek kuzhina, kishte thikë tek dora më godit tek fyti 3 herë, edhe në fytyrë kokë.

Vetëm më gjuante ‘di do të vdesësh, nuk do të jetosh më’. Më gjuante, kishte ca kohë që çdo ditë më gjuante”, tha ajo.

Lini një Përgjigje