Dumani u shpall kampion i antikorrupsionit nga SHBA, ish-prokurori Hajdari: Nuk ishte surprizë, SPAK ka dhënë shumë rezultate pozitive

12 Dhjetor 2024, 15:44Kronika TEMA
Dumani u shpall kampion i antikorrupsionit nga SHBA, ish-prokurori Hajdari: Nuk

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari komentoi një nga lajmet me rëndësi ditët e fundit siç ishte ai i shpalljes kampion kundër korrupsionit të kreut të SPAK nga DASH, Altin Dumani.

Për Hajdarin ky vendim nuk ishte surprizë pasi nën drejtimin e Dumanit, SPAK ka dhënë shumë rezultate pozitive, dhe kjo vlerësohet nga SHBA.

“Nuk bëjnë qoka amerikanët…Nuk ishte surprizë për mua, u vlerësua edhe kur erdhi Blinken. Ai dhe institucioni janë të preferuar të SHBA, e vërteta është që në kohën e Dumanit po jep rezultate më të mira, dhe fakti që e kanë vlerësuar duhet të dinë edhe disa gjëra që në nuk i dimë, për punën që bën institucioni dhe Dumani”, tha Hajdari në studion e “Shqipëria Live”.

Hajdari komentoi dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, ku Prokuroria Speciale ka thirrur një ditë më parë për dëshmi Albin Kurtin, kreu e qeverisë së Kosovës.

Hajdari e sheh këtë si një lajm shumë të mirë, pasi tregon se kjo Prokurori është e stabilizuar, por nga ana tjetër e sheh si lajm të keq qëndrimin që mbajti Lëvizja Vetëvendosja.

“Kjo tregon se prokuroria e Kosovës është e stabilizuar, që tregon se thërret edhe kryeministrin apo disa ish ministra, dhe lajm shumë i keq që VV si një goditje që i bëhet kryeministrit para zgjedhjeve”, u shpreh ai. 

1 Komente

  1. T
    Tahsim Mem

    Gabeli i Bregut Lumit NISH Tulla nr 3 o gabel prokuror i plepave te Sali Kermes , vetem ti u gabel z'duhet ta zeshe me goje Dumanin se e ben pis.....! Ti Gabel Prekuror dhe vella ( byrazer ) me Presidhjerin Bamir Tap Topi qe te boni ty Krye Prokuror.......Dole nga rraca jote vodhe shume u bone Gabel me vila , toka ,troje , ullishta , vreshta etj......... Cim Gabeli Investitore Strategjik nga Qerrevija. Na thuaj o Cim po thuprat e shelgut kush do i prodhoi per thurjen e shportave , koshave etj ??? Cim je le trashigim zanatin shekullore..??!!!@@@ Andej nga SPAKU te kane thirrur gje ??....!!!!????

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje