Dyshohet se fshihet në Dubai, ky është biznesmeni me 3 emra në kërkim nga SPAK për trafikun e drogës

29 Korrik 2025, 14:47Kronika TEMA
Dyshohet se fshihet në Dubai, ky është biznesmeni me 3 emra

Personi në foto është biznesmeni Elidon Skëndaj i cili është shpallur në kërkim nga SPAK si anëtar i grupi kriminal që mbushi Europën me drogë.

Skëndaj dyshohet se fshihet në Dubai dhe ende nuk ka rënë në pranga. Ai ka edhe dy emra të tjerë, Devid Patrut dhe Devid Boraj.

Në dosjen e SPAK, të siguruar nga Report Tv, Skëndaj në bisedat me anëtarët e grupit përmendej me nofkën ‘Bisha’ apo ‘Bisha new’.

Ai rezulton pronar i një bar kafeje tek zona e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës si edhe i një kompanie ndërtimi, Erking shpk.

 

1 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

    Ai Patru i shkon me shume..... gezuar ramazonin

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje