E rëndë në Austri, 6 fëmijë gjenden të mbyllur në një bodrum, arrestohet babai “monstër”

29 Janar 2023, 15:04Kronika TEMA

E rëndë në Austri, 6 fëmijë gjenden të mbyllur

Një baba britanik është arrestuar pasi gjashtë fëmijët e tij u shpëtuan nga një bodrum në një fshat të largët në Austri.


Teoricieni i konspiracionit dhe mohuesi i dyshuar i Holokaustit Tom Landon u kap nga policia pasi thuhet se sulmoi punonjësit socialë me spraj piper në fshatin austriak Obritz.

54-vjeçari deri vonë punonte në IT në Londër, raportoi The Times, duke cituar zyrtarë austriakë.


Zyrtarët qeveritarë u informuan nga fqinjët, të cilët pretenduan se kishin dëgjuar zërat e fëmijëve që vinin nga ndërtesa.

Menjëherë autoritetet u organizuan dhe pas kërkimeve zbuluan edhe bodrumin e tmerrit, ku gjashtë fëmijët kishin qëndruar të mbyllur prej disa kohësh.

2 Komente

  1. p
    preshevali

    O gazetar, spërkatës ose sprej speci kish me qenë me mirë se spray piper.

    Përgjigjjuni
    1. g
      ganiu

      A thua të flasë sot Alfred Cako për këtë sivëllain e tij konspi?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje