
Një shqiptar i Kosovës humbi jetën tragjikisht të mërkurën në mbrëmje pasi u përplas nga një makinë në Zvicër.
Ngjarja ndodhi autostradën A1, në Zyrih, kur 30-vjeçari, Jetmir Morina me profesion stomatolog ndaloi t’i jepte ndihmën e tij disa personave që ishin aksidentuar në atë zonë.
Në ato momente një makinë ka përplasur Jetmirin duke e hedhur në ajër e duke e përplasur me një makinë tjetër. Aksidenti, fatkeqësisht ishte me pasojë vdekjen e 30-vjeçarit.
Jetmiri ishte një mysliman i devotshëm dhe festonte Ramazanin, thotë vëllai i tij, Besarti për Blick.
Ai ndoqi një shkollë të mesme islame në Kosovë dhe më pas studioi për stomatologji. Rreth gjashtë vjet më parë ai u transferua në Zvicër për të dashurën e tij.
Gjynaf i shkreti .Duket qe ka qene djale i mire. Ai qe e ka goditur me makine , e ka pare me mjeker dhe e ka goditur me makine. Mos mbani more mjekra te tilla, se jetoni ne Europe, dhei beni vetes gjemen, pasi ka njerez fetare fanatike qe ju godasin per kete shkak.. Ngushellime familjareve ! Ndjese paste !