Efekti “Big Brother”, të shtunave numri më i ulët i aksidenteve në vend

19 Prill 2023, 19:30Kronika TEMA

Efekti “Big Brother”, të shtunave numri më i ulët i

Numri më i ulët i aksidenteve në vendin tonë për muajin mars ka ndodhur të shtunave, pikërisht natën e mbajtjes së prime-it të Big Brother VIP.

Kurse numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e premte, sipas Institutit të Statistikave.

Gjatë të shtunave dhe të martave ka një frekuentim më të ulët të lokaleve dhe një qarkullim më të lehtësuar të automjeteve.

Instituti i Statistikave gjithashtu jep detaje se në muajin mars të këtij viti ka një ulje të aksidenteve në vend në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Në Mars 2023 numërohen 91 aksidente rrugore nga 101 të ndodhura në muajin Mars 2022. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 9,9 %.

Numri i të aksidentuarve, të vrarë dhe të plagosur rezulton 118 persona nga 145 në muajin Mars 2022. Aksidentet rrugore, në 80,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 30,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 6,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Mars 41,8 % e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 17:00-24:00.

Statistikat tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2023, numërohen 263 aksidente rrugore nga 285 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 7,7 %. Numri i të aksidentuarve është 360 persona nga 392 persona të aksidentuar në tremujorin e parë të vitit 2022. Aksidentet rrugore, në 19,4 % të rasteve, në tremujorin e parë të vitit 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur me 41,7 %.(TCH)

1 Komente

  1. M
    MALRUX

    Mire eshte, por i le pa bere pune se fryne syte ne televizor. Puna eshte te mesojne si te ecin me makine sipas rregullave, se kur nuk ben gje, pa diskutim qe asgje nuk behet.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje