EMRAT/ Të kërkuar nga drejtësia shqiptare, kapen tre persona në Francë, Gjeorgji e Gjermani

24 Dhjetor 2023, 13:17Kronika TEMA
EMRAT/ Të kërkuar nga drejtësia shqiptare, kapen tre persona

Tre persona të shpallur në kërkim nga policia shqiptare për vepra të ndryshme penale janë arrestuar në Gjeorgji, Gjermani dhe Francë.


Në Francë është arrestuar Alban Skonja, ndaj të cilit gjykata e Durrësit ka caktuar ‘arrest me burg’ për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi A. S. akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin I. F. dhe shtetas të tjerë, kanë planifikuar vrasjen e shtetasve G. H. dhe A. H., duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë vrasjen e tyre.

Në Gjeorgji është arrestuar shtetasi turk Yalcin Hanci, i cili është një prej personave të përfshirë në dosjen hetimore të SPAK për 25 të pandehur të cilët akuzohen për trafikimin me jaht të 1125 emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt BE-së.

Në Gjermani është arrestuar Kridens Mecollari, i cili ishte dënuar me 5 vite burg për të shtënat me armë zjarri në zonën e ish-bllokut ku mbeti i plagosur Ilir Shkurti. Ai kërkohet edhe nga autoritetet britanike për pjesëmarrje në aktivitetin e trafikut të drogës.

Të tre këta persona do të ekstradohen drejt Shqipërisë ku do të vvuajnë dënimin e caktuar nga gjykata.

Lini një Përgjigje