Plan për vrasjen e Gledis Nano? Gazetari: Çfarë tregoi zhdukja e Ervis Martinaj

23 Dhjetor 2023, 21:29Kronika TEMA
Plan për vrasjen e Gledis Nano? Gazetari: Çfarë tregoi zhdukja

Gazetari Ferdinand Dervishi, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli mbi lajmin se një grup i strukturuar kriminal ka planifikuar eliminimin e ish-drejtuesit të policisë Gledis Nano.

Dervishi tha se një gjë e tillë është e mundshme, pasi grupet kriminale në Shqipëri, në bashkëpunim me politikën janë fuqizuar aq shumë sa mund të ndërmarrin dhe veprime të tilla ndaj drejtuesve të lartë shtetërorë.

Ai solli në vëmendje bashkëpunimin e grupeve kriminale për zhdukjen e Vis Martinaj, si një plan spektakolar që mund të aplikohet dhe ndaj zyrtarëve të lartë.

“Mund të ndodhë në Shqipëri që krimi të kërcënojë një ish-drejtor të Përgjithshëm të policisë së Shtetit? Për mendimin tim po.

Pse? Jemi përballë një situate kriminale pak të lexueshme. Nuk është më ajo klasikja, ka ndryshuar situata kriminale në Shqipëri. Ka ndryshuar për shkakun se krimi është ftuar nga politika në fitimin e zgjedhjeve dhe ndarjen e pushtetit. Tani është krijuar një situatë kriminale ku nuk dihet ku përfundon lidhja e krimit me politikën. Po të sjell shembullin e zhdukjes së Vis Martinaj, të cilin e kemi analizuar dhe këtu.

U bë një bashkëpunim i grupeve kriminale dhe prodhuan një operacion spektakolar që çoi në eliminimin e Vis Martinaj dhe të gjithë personave që ai mbante afër tij, qoftë kushërinj apo shokë të tij. Ky operacion kaq i fuqishëm mund të shkoj në nivelin e një ish-drejtori, apo qoftë drejtori actual, kreut të SHISH apo qoftë dhe të kryeministrit një lloj organizmi i tillë. Kemi një lidhje mes krimit dhe politikës në mënyrën më të organizuar të mundshme pasikanë ndarë pushtetet bashkë”, tha Dervishi.

5 Komente

  1. T
    Tit Vasili

    Ky Dervish mahmuti te han mutin

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iso

      Zhdukja e ervis martinajt mund te jete bere nga antikrimi (shteti).

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Zoti Dervishi,mendoj se ka te drejte. Grupet terroriste te mbeshtetura nga politika(kupto Berishen) jane aktivizuar shume ne shqiperi Per kete policis duhet te perfeksionohet e te trzjnohet mire pasi sot krimi eshte me lartt profesionalisht.

        Përgjigjjuni
        1. D
          DMK

          Vetëm Berisha se kta që janë në pushtet janë të pastër s'ka asnjë shenjë korrupsioni as të lidhur me krimin dhe Tahirin e futi ne burg Saliu me gjykatësit e tij

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shko

          Bastardi Sali ka vend ne cdo vrasje..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje