EMRI/ “Koka” e bandës që dyndi Gjermaninë me drogë, kush është shqiptari më i kërkuar në listën e Europol

28 Shtator 2022, 14:51Kronika TEMA

EMRI/ “Koka” e bandës që dyndi Gjermaninë me

Policia Kriminale Shtetërore e Baden-Württemberg ka shpallur në kërkim ndërkombëtar 44-vjeçarin shqiptar Berti Dedja.

Dedja është futur në listën e “më të kërkuarve të Evropës” nga Europol, pasi akuzohet si “koka” e një grupi kriminal që vepronte në tregtimin e drogave të rënda.

Sipas policisë kriminale të rajonit Baden-Württemberg, Berti Dedja i njohur me nofkat “Berti” dhe “Schakal” është zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar dhe hetuesit kanë dyshime se ai mund të jetë fshehur në Belgjikë, Holandë, Itali ose Shqipëri.

Ai akuzohet se që nga viti 2016 ka ushtruar një tregti profesionale droge të kokainës dhe marijuanës, me pjesëmarrjen e personave të tjerë. Sipas LKA, Dedja vepronte si kreu i bandës. Ai mësohet se ka përdorur mjete të përgatitura posaçërisht për transportin e lëndës narkotike. prej vitit 2018, shqiptari qëndron i fshehur.

Prokuroria publike në Ellwangen është përgjegjëse kryesore për hetimin e çështjes Dedja. Ndër të tjera, 44-vjeçari akuzohet për transport dhe shitje droge në rrethin Ostalb, siç bëri të ditur prokurori publik përgjegjës i pyetur nga TAGBLATT.

 

 

 

1 Komente

  1. B
    Bertina

    Ellvagen eshte nje qytet i rendomte me rreth 25000 banore!E ky "Berti" paska sjelle verdalle gjithe Gjermanine se paska qene koka e trafikimit te droges!Amatorizmi per te bere sa me kurioz lexuesin nga ky gazetaruc shkon kur na thote qe personi ne fjale me emrin Beriti na paska patur edhe nofken "Berti"!!!!!!!!!!!Dhe e mbyll kete lajm se personi me i kerkuar ne Europe na qenka fshehur ose ne Belgjike ,ose ne Holande,ose ne Itali,ose ne Shqiperi,ose ne Greqi,ose ne Turqi . O zot ku ka mbritur gazetaria sot fatkeqesi kombetare.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje