FOTO: Ky është 43-vjeçari nga Lezha, që humbi jetën pasi e zuri korrenti në rrugë

24 Prill 2024, 09:10Kronika TEMA
FOTO: Ky është 43-vjeçari nga Lezha, që humbi jetën

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin Lezhë-Tiranë, ku një këmbësor humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi.

Viktima është 43-vjeçari Vladimir Muhja që humbi jetën. Ai banonte në Ishull-Lezhë dhe ishte babai i dy fëmijëve të mitur.


Hetimet mbi këtë ngjarje po vijojnë. Deri më tani ka pasur një reagim nga OSHEE, në të cilin thuhet se ka qenë përcjellësi i ndriçuesit të biznesit i zhveshur dhe 43-vjeçarin e ka zënë korrenti.

 

1 Komente

  1. S
    Sa turp për shtetin tone

    O Zot se në gjendje të majeure, ështe Shqiprija e jonë. Kaqë vlen jeta në kët vend tê mjerë njerzit vdesin si baktitë. Keto gjëra ndodhin veç në vendet Muslimanë dhe ato Afrikanë.

    Lini një Përgjigje