James Doshi, një prej djemve të kreut të Partisë Social-Demokratike, Tom Doshi, ka aksidentuar një çift bashkëshortësh.
Bëhet fjalë për pronarin e hotel "Gjuetia", Viktor Jushi dhe bashkëshorten e tij, e cila ka marrë dëme të mëdha, por është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gajush të Lezhës, teksa djali i Doshit po udhëtonte në drejtim të Shkodrës.
Por edhe pse ka qenë fajtor në aksidentin që ka shkaktuar, James Doshi është favorizuar nga autoritetet dhe Policia e ka lejuar të marrë mjetin e të largohet.
Pas hetimeve, Prokuroria e Lezhës ka regjistruar një procedim penal për "shpërdorim detyre".
Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Ismet Sula është pezulluar nga detyra, ndërsa nën hetim është e gjitha struktura drejtuese e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.
Si ndodhi aksidenti
Djali i ish-deputetit Tom Doshi, James Doshi, teksa po lëvizte me makinë, ka përplasur një automjet ku lëvizte pronari i “Hotel Gjuetia” dhe i fabrikës së mermerit “ARPEG Stone Art & Craft”, Viktor Jushi me bashkëshorten e tij.
Nga hetimet ka rezultuar se djali i Doshit ka qenë fajtor, por është favorizuar nga policia, e cila nuk ka kryer veprimet konform ligjit, duke e lejuar që të marrë automjetin dhe të largohet.
Në lidhje me këtë çështje organi i akuzës është vënë në lëvizje, duke regjistruar procedim penal për "shpërdorim detyre".
Prokuroria e Lezhës ka kërkuar verifikimin e tabulateve telefonike të efektivëve të Komisariatit të Policisë Rrugore, për të zbardhur rolin e secilit prej tyre në këtë aksident dhe cili nga eprorët i ka urdhëruar të mos bënin detyrën dhe të ngarkimin me përgjegjësi djalin e Tom Doshit.
Kush është djali 'problematik' i Tom Doshit
Më 26 prill të vitit 2022, në zonën e ish-Bllokut, James dhe Marcos Doshi, së bashku me shokun e tyre Eduart Laskajn dhunuan me sende të forta një 38-vjeçar.
Në vendngjarje shkruan edhe forcat e Policisë, por tre të rinjtë nuk i janë bindur efektivëve, duke i kundërshtuar dhe duke i goditur.
I marrë në pyetje për atë që ndodhi, Laskaj tregoi se sherri me 38-vjeçarin kishte nisur në rrjete sociale dhe më pas agravoi në ish-Bllok.
Jeta përrallore e djemve të Tom Doshit
James dhe Marcos quhen të rinjtë, të cilët pasionin pas makinave të shtrenjta e tregojnë në çdo postim në Instagram.
Marcos preferon AMG-të gjykuar nga foto e shumta që poston me to. Një Mercedes AMG CLA ku kushton rreth 50 mijë euro dhe djemtë e Doshit kanë një batalion të tërë.
Ata frekuentojnë klubet më të mira në vendet më të shtrenjta jashtë vendit, ku gjithmonë gjenden në zonën VIP.
Përsa i përket “bishave” që për ta janë makina të thjeshta, posedojnë një autosallon më vete me një vlerë mbi 70 mijë euro.
Të rinjtë janë trashëgimtarë të hoteleve më luksoze në Tiranë dhe “Coloseut” në Shkodër. (VoxNews)
rrace e poshter hajduta
Nuk kane rene akoma ne hund lesh, nuk eshte larg dita kur ne fillim do e haje i jati pastaj bijte e llastuar,ka plot djem rrugeve Tiranes qe pervec nderit dhe burrerise nuk kane gje tjeter.Benzat e shtrenjte qe ja ka ble i jati nik i bejne trima,se per burra shikoni te jatin dhe kuptoni vet.
Ti je me burri ktu mesa duket
Jo o Beka jo. Me burri jam une, qe te shkerdhej ty librin e shpise. Me duket se kjo ishte pergjigja qe kerkove apo jo ? Po qe burr ti , me thuj adresen se vij te vesh fustan sonte naten...
Labo drrejt ke vllai.. Disa se kan kuptu akoma si funksiono jeta..Baba e ka rrugën e limitume..Stë mbro as roja e asnji kur të qisin mrrokllën te koka..Kte rrug ka zgjedh Xhejmsi,Markosi çuni Babasit ene shum të tjer që sna vijn në men.. Me pak llafe hala ska dal para ai që do ja u presi jetën
Labi, fiks. Ky Toma qenka fare koqe kandari. Nuk dika as me eduku kalamajtë. I ka bo trapa te dy. E çfare te duhen parët, kur kalamajtë mund t'i vrasin, t'i fusin ne burg, ose t'i bejne per qepë e krypë? Them kalamajtë, sepse kta dy kllufat 10 vjeç e kanë moshën mendore.Duan edhe dhjete vjet te mbushin 11 vjeç nga trutë. Koqe baba, koqe çuni.
Po shteti ku rshte?
Trasheqimtare te Coloseut ???? kjo tregon se kjo VoxNews shkruan pallavra dhe eshte e pabesueshme.
Bej qejf o cuni i Tomes deri sa te dale ndonjeri qe te te palloje ty edhe te tom bashke
Hajt se do ja ndigjoni zhurmen, .... kur t'kercas pushka n'Lesh.... ose parja....
Ky Toma shum i shemtut mer vlla. Nga ka gja ky i biri qi qeka "bukurosh"
Problemi me Tom Doshin nuk eshte pse eshte i forte. Problemi me Tomen eshte se eshte i forte, eshte politikan, eshte biznesmen, eshte i kudondodhur. Ne bote keto gjera jane te ndara. Nuk mund t'i beje nje njeri te gjitha keto se corientohet, per shkak se edhe shkolle kane pak. Sidoqofte, nga te gjitha zanatet do triumfoje ajo e te fortit, qe do ja beje mutin te gjitha te tjerave.
Deka, je i madh. Respekte.
Duket sheshit qe perplasja ka qen e qellimeshme. Njerez qe vrasin njerez sepse ndihen te paprekshem nga shteti.
Te bijte e nje krimineli nuk mund te jen ndryshe.
Gazetar trap jemi ne kapitalizen ne ekonomi tregu dhe i doni njerzit te varfer si ne kohen e Komunizmit. Per ate cfare ka bere djali i Tom Doshit le te merret drejtesia, per pasurite mos llomotit shume se ka tatime, drejtori te pastrimit te karave etj etj etj.
rrace kriminelesh...
Pun injorantesh koha e ktyre eshte tani mos tju vi keq .ske ci ben bota nuk eshte me si me pare .koha e pederasteve dhe hajdutave .nuk ka faj toma joooo ka faj shteti .
Rrumbullak te qifsha policine dhe ty. A mbajet shef ismet kurva???!
Ky eshte sistemi qe ka ndertuar Rama, kllouni Rama dhe kompani. Inspektori i qarkullimit rrugor duhet te ndiqet penalisht, ndoshta e ndihmon kur te shkoj perpara togave te zeza. Tomes nuk i vej faj cdo njeri do te mundohej te shpetonte femijen e tij, por punonjesit e policise qe paguhen me taksat tona dhe jane per ti sherbyer komunitetit duhet te penalizohen.
Tom Doshi eshte nje biznesmen i suksesshem dhe nje bamires, u gjendet prane hallexhinjve dhe fukarase e i ndihmon me vlera monetare per hallet qe kane, mos e ngaterroni me pasaniket qe kane futur ne thes Shtetin si Mane, Kar-strati etj ku Rama e Veliaj jane bashkeaksioner. Cfare pergjegjesie ka Tom Doshi per ate qe ka bere djali i tij. Ju qifte Toma.
Faji i nje prindi qe nuk di te edukoje femijet, Nje nder fajet qe te ndjek gjithe jeten dhe i ben dem te madhe shoqerise. (shume me teper qe ato "bamirsite " qe ben per vota)
Une shikoj si krim qendrimin e policise. Ky organ duhet shkrire dhe reformuar.