Transporti i parave të drogës me furgon mallrash nga Anglia në Shqipëri, gazetari britanik: Bëhet fjalë për miliona paund

23 Prill 2024, 18:06Kronika TEMA
Transporti i parave të drogës me furgon mallrash nga Anglia në

Ditë më parë, media britanike Daily Express i kushtoi një artikull rasteve të transportit të paligjshëm të parave nga Britania e Madhe nga ana e shqiptarëve që jetojnë aty. Në shumë prej rasteve bëhej fjalë për para që vinin nga veprimtaria e trafikut të drogës.

Në një lidhje skype për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, gazetari britanik Zak Garner Purkis tha se nuk bëhet fjalë vetëm për transportin e parave të drogës por edhe për transportin e parave të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që punojnë në punë të ndershme. Ndërsa u shpreh se transporti i parave me furgon mallrash bëhet edhe nga persona individualisht, jo vetëm kompani.

“Nuk bëhet fjalë për disa kompani që bëjnë transport nga Britania e Madhe. Unë kam humbur me persona të caktuar që u është kërkuar të transportojnë nga 9 mijë paund apo shuma të tjera të mëdha. Kjo është diçka që ndodh shumë shpesh. Janë njerëz që punojnë me ndershmëri dhe nuk bëjnë punë të paligjshme por kërkojnë t’u transportohen paratë që kanë drejt Shqipërisë”– tha gazetari.

Sa i takon “kodeve” që përdoren për transportin e parave, Purkis u shpreh se mjafton që personi që merret me transportin të mos hapë për asnjë moment valixhen dhe në këmbim të kësaj do të kishte një shpërblim në një shumë të caktuar.

“Në këmbim që të mos flasin dhe të mos bëjnë asnjë lloj pyetje për shumën e parave që u jepet në valixhe dhe u jepet një lloj shpërblimi”- tha gazetari duke shtuar se sipas tij bëhet fjalë për miliona paund që transportohen në këtë mënyrë “Ne dimë shumë pak për shumën e parave që transportohen në Britaninë e Madhe. Nuk dua të spekuloj sepse nuk kemi shifra të sakta por mesa kuptoj nga ajo që raportojnë autoritetet po flasim për miliona paund”.

Në përfundim të intervistës ku u pyet edhe për investigimin e bërë mbi reklamimin e “shtëpive të barit” të Tik-Tok, ai u shpreh se viktimë e influencerve bien adoleshentët.

2 Komente

  1. d
    dsa

    Koqe gazetar me qene se nuk di shumen e parave qe dalin nga G.B. sidomos me "cunat e Kukesit, lacjotet kriminele etj, hajde shiko vleren e investimeve ne veri te Shqiperise dhe e merr vesh shumen epaundeve qe dalin andej nga nahija jote.

    Përgjigjjuni
    1. D
      D.Didani

      Nuk e kuptoj perse futen keto lajme ne media. Behet fjale per para qe hyjne ne Shqiperi,nuk behet fjale per para qe dalin. Do deshjiroja te hynin triliona dhe jo miliona. Shqiperia ka shume nevoje per ato para. Ka nevoje te ngre fabrika,te ndertoje shtepi te reja,te bej rruge ne fshatra,te rregulloj mireqenjen e njerzeve qe ata djem kane lene ne vatan ,pa asnje te ardhur. MEDIA MOS HANI MUT duke pergojosur djemte qe punojne jashte duke derdhur djersen dhe gjakun e tyre! Ju vret Zoti!!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje