Goditën një person që tentoi të shuante konfliktin, shpallen në kërkim dy persona në Tiranë

15 Dhjetor 2025, 14:52Kronika TEMA
Goditën një person që tentoi të shuante konfliktin, shpallen

Dy persona janë shpallur në kërkim pasi janë përfshirë në një sherr në një lokal në Tiranë.

Sipas uniformave blu, shtetasit me iniciale E.A., 23 vjeç dhe E.M., 19 vjeç, kanë goditur një person të tretë, i cili tentoi të shuante konfliktin.

Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

 

Lini një Përgjigje