Goditet grupi kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut në Europë, mes të arrestuarve edhe 6 shqiptarë

21 Janar 2025, 13:20Kronika TEMA
Goditet grupi kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut

Policia e Shtetit ishte pjesë e një megaoperacioni ndërkombëtar “ICARO.AL” për shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Operacioni ka rezultuar në arrestimin e 12 personave dhe hetimin e 8 të tjerëve, ndërsa vijojnë përpjekjet për të ndaluar pjesëtarë të tjerë të përfshirë.

Në kuadër të këtij operacioni, Policia e Shtetit ka lokalizuar dhe arrestuar në Shqipëri pesë persona, të cilët pritet të ekstradohen. Të arrestuarit janë:

Igli Dervishi, 30 vjeç, banues në Elbasan
Shkëlqim Pashja, 44 vjeç, banues në Elbasan
Ervin Dema, 40 vjeç, banues në Elbasan
Edmond Zhuja, 41 vjeç, banues në Shkodër
Genti Berisha, 28 vjeç, banues në Tiranë

Gjithashtu, falë informacionit të siguruar nga Policia shqiptare, është arrestuar në Spanjë një tjetër pjesëtar i grupit kriminal, Gerardo Pashja alias Astrit Pashja, 48 vjeç, me precedent penal.

Njoftimi i policisë: 

Policia e Shtetit pjesë e megaoperacionit policor, ndërkombëtar të koduar “ICARO.AL”.

Megaperacioni i iniciuar nga autoritetet italiane, për shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte Kokainë me automjete nga Amerika e Jugut për ta shitur në Itali dhe në shtete të Europës Qendrore.

Deri tani, në kuadër të këtij megaoperacioni janë vënë në pranga 12 shtetas dhe po hetohen 8 të tjerë.

Lokalizohen në Shqipëri dhe vihen në pranga, me qëllim ekstradimin, 5 shtetas shqiptarë, të akuzuar si pjesëtarë të grupit.

Më tej, informacioni i siguruar nga Policia shqiptare, mundësoi kapjen në Spanjë, të një tjetër pjesëtari të grupit, gjithashtu shtetas me precedent penal.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim për të njëjtën akuzë, 1 shtetas shqiptar, aktualisht në kërkim për vepra të tjera penale.

Në kuadër të megaoperacionit “ICARO.AL”, Strukturat për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSH, ato të Drejtorive Vendore të Policisë Tiranë dhe Elbasan, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Tiranë, si dhe Guardia di Finanza, në bashkëpunim me SPAK-un, vunë në pranga shtetasit:

Igli Dervishi., 30 vjeç, banues në Elbasan;
Shkëlqim Pashja, 44 vjeç, banues në Elbasan;
Ervin Dema, 40 vjeç, banues në Elbasan;
Edmond Zhuja, 41 vjeç, banues në Shkodër;
Genti Berisha, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Më tej, si rezultat i sigurimit të informacionit nga strukturat e Policisë shqiptare, dhe shkëmbimit të tij me homologët spanjollë, u vu në pranga në Spanjë shtetasi shqiptar me precedent penal, G. P. alias A. P., 48 vjeç.

Gjithashtu, gjatë zhvillimit të këtij megaoperacioni, në Shqipëri, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi M. M., 28 vjeç, i cili kërkohet dhe për vepra të tjera penale.

Në koordinim me partnerët, po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi.

Këta shtetas akuzohen nga Gjykata e Breshias, Itali, se të organizuar si grup, kanë trafikuar lëndë narkotike Kokainë nga Amerika e Jugut, nëpërmjet automjeteve të modifikuara për fshehjen e lëndës narkotike dhe e kanë shitur atë në qytete të Italisë dhe në shtete të Europës Qendrore.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar ekstradimet e shtetasve të arrestuar.

Materialet procedurale i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. t
    totololi

    Kishte dhe shqiptare, si nuk do kishte shqiptare brenda? Nuk ishte ndinje organizate poetesh ose bamiresish, organizte kriminale ishte.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje