"GËRDECI"/ Shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun, gjyqi i radhës më 7 korrik

22 Qershor 2023, 15:05Kronika TEMA

"GËRDECI"/ Shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun,

Gjyqi për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu është shtyrë sërish. Shkak është bërë një prokurë i paraqitur nga avokati i familjarëve të viktimave për 109 persona të bërë në vite të ndryshme nga viti 2011.

Prokurorët kërkuan kohë për të kryer verifikimet e kësaj prokure. Gjyqi i radhës për Mediun do të jetë më 7 korrik.


Ditën e sotme në seancë u paraqitëm edhe familjarë të tjerë krahas Zamira dhe Feruzan Durdës. Bashkë me ta u paraqit Afërdita Canga e cila ka humbur bashkëshortin në tragjedinë e Gërdecit.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin.

Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

10 Komente

  1. J
    Justice

    Monkey trial continues!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albina

      Nga 7 Korriku, do të shtyhet për në 25 shtator. Gushti është pushim.

      Përgjigjjuni
    2. F
      F-22 Raptor

      Si cdo gje tjeter ne demok*rci, edhe drejtesia nuk zhgenjen!

      Përgjigjjuni
      1. I
        Iliri

        O aspak ,akoma doni prova?!?! Jane vrare 26 njerez o matrapazet e drejtesise, sado qe shtyni kohen ,denimi I ketij krimineli me shoke do te behet.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pilo Lala

          Denimi do behet, por cdo shtyrje e zbut denimin, se gjenden leva per te zbutur deshmite, kercenime Prokuroresh, gjykates, deshmitare. Vetem ata te PS shkojne vete ne burg, keta te PD dridhe Like. Ku eshte Llalla, ku eshte Salianji, ku eshte Shkelzen Berisha, ku eshte dhendrri Saliut, ku eshte Babalja, ku eshte Rezart Taci?

          Përgjigjjuni
        2. s
          salkari

          Do katandiset gjyqi i Mehdi Gerdecit si ndjekjapenale e Lyl bythes …..tani eshte sebepi prokura ….prisni dhe pak , pastaj do filloj avazin e Mukjes Fatmiri , : jo jam semur , jo jam jashte per pune , jo jam atje e jam ketu ….dhe perfundimi ?? Pirdh pirdh se lirohesh …..

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drejtesi , drejtesi , drejetsi

            Ah Enver , ai ja u qinte te 14 tere atyre qe kishin gisht ne Gerdec qe nga Saliu , Medi, Zeni e deri te keta prokurore e gjukates qe tallin bythen me popullin . Jane vrare 26 njerez plus Trebicka plus nja 300 te plagosur plus demi ekonomik me miliona euro ata tallen jo ka raport jo p i doli jo po i hyri , pikerisht per keto duhej Enver trimi t’ju leronte nga i pari tek i fundit .

            Përgjigjjuni
            1. s
              sapa

              Keshtu do vazhdojne keta derisa te vdesin njerezit qe duheshin gjykuar!Vendi i qelbesirave as qe ndryshon perkundrazi!

              Përgjigjjuni
              1. U
                Ujku Plak

                Sa here jam betuar qe nuk do Lexoi lajme nga Shqiperia, dhe prap bei te njejtin gabim, i lexoi dhe Acarohem shume. I lexoi me Shpresen se do degjoi ndonje Lajm te mire, dhe kur shoh Mona ne Komisionin e Ligjeve per Shendetesin Temerr. Salianusi qe duhet te ishte ne Burge me kohe per rastin Babale dhe jo vetem, e sheh ne Studio TV dhe Komisione Ligjesh. Fatmir Gerdeci i shtyn pa funde Seancat, Gici i Kuksit ja shtyn ne Fyte asaj Baxhelles ne Zyre te Bashkise, kjo eshte njesoi si me ja shtyre te gjite atyre qe e kane votuar. Ministra e Deputet te shumte qe jan kapur me Abuzim dhe Korrupsion, dalin te semure o vet ose Familjaret dhe e beine Burgun ne Shtepi. U ben 30 e ca vite qe Shqiperin e kan marre ne dore Bq dhe Kurvat, prandaj sa me shume Kohe kalon, aq me e paket eshte Shpresa so do behet ndonje here. Shpresoi ta kem gabim, dhe e kunderta te ndodhe. Kur shkoi me Pushime ne Shqiperi dhe degjoi Njerezit qe ankohen prej Ripjelljes, i jap plotesisht te drej, por kur degjoi disa qe kan Shpresen te dyshja Mafioze Berisha-Mutaj, aty fikem fare, dhe i meshiroi per Injorancen qe i ka ven poshte.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Martin

                  Drejtesia ne Shqiperi ka ikur ne drejtim te paditur!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje