Hodhi dhera dhe inerte në Dhërmi, gjobitet dhe pezullohet aktiviteti i kompanisë "Gjikuria"

29 Maj 2026, 10:50Kronika TEMA
Hodhi dhera dhe inerte në Dhërmi, gjobitet dhe pezullohet aktiviteti i

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar me 10 milionë lekë gjobë kompaninë “Gjikuria.”

Gjatë inspektimit në Dhërmi, u konstatua një vend depozitim mbetjesh inerte dhe dhera të dala nga gërmimet në krye të fshatit. Rezultoi se kompania kishte kryer shkelje sepse nuk ishte e pajisur me Leje Mjedisi të tipit B shtojca 5.2.


Kompanisë i është pezulluar aktiviteti deri në pajisjen me lejen përkatëse, si dhe ka detyrimin për të rehabilituar zonën ku janë kryer depozitimet e inerteve, brenda një afati të arsyeshëm.

2 Komente

  1. T
    Teme

    Normalisht nuk duhet te mari asnje pune publike.....

    Përgjigjjuni
    1. R
      Romeo

      Gjithe kohen me mashtrime dhe ryshfete eshte marre ky njeri,dhe rroget e punonjesve nje here ne gjashte muaj i jep dhe kulmi eshte se AZHBR i dhe dhe fonde per restorantin ne Dhermi ne vend qe tija jepte nje fermeri

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje