
Ish kreu i PD-së në Rukaj, Shpëtim Lika ka rënë në prangat e policisë si i dënuar me 8 vjet burg për trafik të lëndëve narkotike. Në vitin 2016, 51-vjeçari u zbulua si autori i mbjelljes së mbi 4020 rrënjëve kanabis dhe i 3 tonëve të tjera të cilat ishin në proces tharjeje.
Sasia rekord e drogës, u gjet në shtator të vitit 2016 në 4 parcelat e mbushura me drogë në afërsi të banesës së 51-vjeçarit. Pranë përroit në atë zonë u konstatua nga policia një hangar i ndërtuar me shtylla druri brenda të cilit ishin gati për t’u tharë sasia e kanabisit.
Njoftimi i Policisë:
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 8 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në vitin 2016, në fshatin Rremull, u gjetën 4020 bimë kanabisi të kultivuara nga ky shtetas dhe 3 tonë lëndë narkotike kanabis në proces tharjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat ndaluan shtetasin Shpëtim Lika, 51 vjeç, banues në Rukaj, Mat.
Ky shtetas është shpallur në kërkim në shtator të vitit 2016, në kuadër të një operacioni policor të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë operacionit, në fshatin Rremull, njësia administrative Rukaj, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në katër parcela, 4020 bimë cannabis sativa, ndërsa në afërsi të banesës së shtetasit Shpëtim Lika, në një përrua, u konstatua një hangar i ndërtuar me shtylla druri brenda të cilit kishte të varura, për t’u tharë, një sasi degësh të bimës cannabis sativa.
Gjithashtu, 100 metra më lart, tek një banesë e pabanuar që administrohej nga shtetasi Shpëtim Lika u gjet një sasi tjetër degësh të bimës narkotike kanabis që ishin vendosur për t’u tharë, me peshë totale 3052 kg.
Keta te PS, qe te gjithe jane MAFJOZE
C'fare ish-kreu thoni more! Partia Rames kandidoi per Kryetar Bashkie ne Shkoder njefare Valdrin Pjetri a Pjerdhi si e kishte, qe ishte i denuar me pare per droge ne Itali.
Ky hunderri nga Mati Shpetim Lika ka qene kryetari i narkoopozites apo narkofoltores se Vucidolit. Sonte do mblidhet kryesia e narkofoltores se vucidolit per ta perjashtuar nga radhet e saj kete banditin nga Mati i arrestuar sot.
Arrestimi i Kryetarit te Partise Demokratike, Sali Sheqere Vuk Berisha, do te shpallet Dite Feste Popullore, sic eshte Dita e Veres!
Ja u arrestua...? Po pastaj? Apo me rradhe pastaj...
...kurse dita e terheqjes zvarre te Edi Rames nga zyra kryeministrore do ta shpallim Dite Zie Kombetare, si 20 shkurtin 1991.
Cfare eshte Rukaj? Qytet?
Jo nuk eshte qytet po' shpelle ne pidh te arushes