
Apeli i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-shefit të Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode që kërkonte pafajësinë.
Bode u dënua me 12 vite, por që iu konvertua në 8 vjet heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ai akuzohet për trafik narkotikësh pasi u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK për implikim në trafikun e narkotikëve të kryer nga organizata kriminale e drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj.
Anëtarët e organizatës së drejtuar nga vëllezërit Habilaj, u ndaluan në tetor të vitit 2017 nga autoritetet italiane dhe u dënuan në qershor të 2019-ës.
Ata u arrestuan nga policia italiane teksa po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.
Paralelisht nisën hetimet edhe në Shqipëri, bazuar edhe në hetimet e drejtësisë italiane përfundoi në burg ish-ministri Tahiri, pasi u dënua me vendim të formës së prerë për “shpërdorim detyre” me 3.4 vite burg.
Ndërkohë akuzat e SPAK ndaj Tahirit për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal u rrëzuan si të paprovuara. Bashkë me Tahirin nga SPAK u ngritën akuza edhe për punonjësin e policisë Gjergji Kohila dhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ky i fundit i dënuar për shpërdorim detyre së bashku me Tahirin.
Me aq lek sa ka vjedh ato 3 vjet I ben edhe 6 vetëm pasurin tja lejn . Po pse njerzve të thjesht u konfiskohet gjithçka ? Edhe jasht hajn burg edhe ktu i konfiskojn pronat. A ka llogjik KY maskarrallëk? Lekt e vjedhura të politikanve i zë amnistia economike . Ju doni nji ekip çeçensh ata ju vijn hakut. Se me sa duket kush ësht me politikën shpëton. Psh. Sali Lusha? Ka nai proçes të hapur? Maj tankut me video? Apo jo ? Skeni memories popull i lodhur komplet. Ju duket Edvini si qoftëlargu? Dje ju dukej Sala nesër do ju duket Erjonka. E kështùme radh gjith fara e korruptuar e plolitikès son. Qëllove si Kalama o Mane.Ja me kto barsaletat e partizanve të pas 44-ës plas Sherri në bagti e çobenjt tallinn trapin. As burg e as gjob e as konfiskim.