"Kam lexuar qindra libra, më trajtoni mirë me ilaçe nga Izraeli", bosi i mafies italiane kërkesë mjekëve në burg

27 Janar 2023, 11:42Kronika TEMA

"Kam lexuar qindra libra, më trajtoni mirë me ilaçe nga

Bosi i mafies italiane, Matteo Messina Denaro është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka kapërcyer kimioterapinë e parë dhe pritet që t’i nënshtrohet të dytës në javët në vijim.


Mjekët që po trajtojnë Denaron, në burgun e “L’Aquila” nën regjimin 41 bis, janë duke ndjekur të gjitha procedurat më të fundit dhe moderne të trajtimit të këtyre rasteve.


Udhëheqësi i ekipit të mjekëve që po merren personalisht me rastin e bosit te mafies është   Profesori Luciano Mutti, onkologu kryesor në spitalin L’Aquila.


Ky i fundit është shprehur se gjatë komunikimit me pacientin e tij “VIP”, ky i fundit i kishte thënë: “Kam lexuar qindra libra për kancerin tim, më trajto mirë. Më kuroni me barna speciale nga Izraeli”


Messina Denaro pati vetëm disa probleme gastrointestinale, pas kimioterapisë së parë të kryer në operacionin “ad hoc” të ngritur pranë qelisë së tij.


Për mjekët dhe personelin e burgjeve, të vetmit me të cilët lejohet të flasë për regjimin 41 bis, ai “rrëfen” se shqetësimet e tij lidhen me trajtimin e kancerit të zorrës së trashë.

4 Komente

  1. P
    Plehra ..

    Ky plehra kerkonka dhe trajnim te mire mjekesore. ! Rjepuani lekuren ketij kjo eshte trajnimi me i mire ...Lekuren tja rjepin Si Lekuren e miut....

    Përgjigjjuni
    1. P
      Plehra ..

      Ky plehra kerkonka dhe trajnim te mire mjekesore. ! Rjepuani lekuren ketij kjo eshte trajnimi me i mire ...Lekuren tja rjepin Si Lekuren e miut....

      Përgjigjjuni
      1. P
        Plehra ..

        Ky plehra kerkonka dhe trajnim te mire mjekesore. ! Rjepuani lekuren ketij kjo eshte trajnimi me i mire ...Lekuren tja rjepin Si Lekuren e miut....

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pellazgu

          Ky ka vrare nje femije 11 vjec dhe kerkon mire trajtim. I qifsha robt

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje