“I kanë kërcënuar se do t’i marrin peng” - Dalin pamjet nga incidenti në lokalin e babait të kandidates së PS në Dajç

5 Maj 2025, 16:10Kronika TEMA
“I kanë kërcënuar se do t’i marrin peng” -

Kryetari i Partisë Socialiste në Lezhë, Ermal Pacaj, njëherazi edhe kandidat në listat e mbyllura të PS-së për zgjedhjet e ardhshme, ka denoncuar publikisht kandidatin e Partisë Demokratike, Gjin Gjoni.

Sipas Pacajt, gjatë fushatës elektorale, Gjoni ka përhapur akuza të pabazuara ndaj drejtuesve të PS në zona të ndryshme, përfshirë disa drejtues shtabesh, duke i akuzuar ata për blerje votash.

Gjithashtu, Pacaj bëri publik edhe një tjetër incident të rëndë, ku sipas tij persona të armatosur janë futur në ambientet e lokalit të babait të kandidates së PS, Klotilda Ndreca, dhe kanë kërcënuar familjarët se do të merren peng.

Po ashtu janë publikuar edhe pamjet nga kjo ngjarje, ndodhur një natë më parë në ambientet e jashtme të biznesit të babait të Ndrecës.

Burime nga Policia konfirmojnë se dy persona janë shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Dajç të Lezhës, konkretisht Xhejson Seferaj, 27 vjeç dhe Ilirjan Gjoka, 40 vjeç.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit Xh. S., 27 vjeç dhe I. Gj., 40 vjeç, si autorë të dyshuar për veprat penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” .

Shpallja në kërkim e tyre u bë pasi rreth orës 23:25 të datës 04.05.2025, shtetasit E. N. dhe D. N. njoftuan Sallën Operative të Policisë së Lezhës, se fillimisht automjeti me të cilin lëviznin, ishte ndjekur nga 2 automjete të tjera, dhe më pas në fshatin Dajç, ishin kanosur me armë, nga shtetasit që udhëtonin me dy automjetet, për pretendime që lidhen me fushatën elektorale të motrës së tyre, kandidates për deputete të qarkut Lezhë, shtetases K. N.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë nisën hetimet, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të rastit. Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se autorë të kanosjes janë shtetasit Xh. S., 27 vjeç dhe I. Gj., 40 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht punën për kapjen e tyre. Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, po kryhen hetime për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore të gjitha rrethanat e këtij rasti", njoftoi policia. 

4 Komente

  1. B
    Black Jack

    Don’t forget o njerez 97 e plot 97 qe Saliu ju degjeneroji per sa kohe kish pushtetin . Tradheti kombetare rikthimi I Sales ne pushtet dhe vetevrasje e popullit Shqiptar, , Zoti ju dhont mend qe mos te gaboni.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per Zagaret e Vampirit !

      Black Jack ! Respekt. Si ka mundesi qe harrojne gjemat qe Vampiri i ka bere ketij populli dhe perseri zagaret i shkojne prapa. Çmenduri. kolektive....... Zoti i falte !

      Përgjigjjuni
    2. N
      Noci

      Po mire ky Spaku qe ne patëm gjithe ate shprese ështe aty vetem per te mbrojtur PD.Gjate 34viteve ka qene pikerisht kjo parti qe ka qene problematike ne çdo zgjedhje sidomos,kur ka qene ne pushtet

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqip

        Besoj jo vetëm unë, por edhe të tjerët e kanë këtë perceptim. Që Spak është kthyer në një levë të PD. Dëgjojmë shpesh fjalimet e Saliut dhe I Metës të etiketojnë me fjalët , "Skapi, Dum dumani, Ramaforma, drejtësia e pushtetit të narkoshtetit", e sa të tjera . Që kjo strukturë godet vetëm majtas, kjo nuk është gjë shumë e komplikuar për ta kuptuar. Por ka goditur edhe Metën, Saliun . Po ! Por Saliu ndërkohë është përjashtë. Meta mbahet brënda, por edhe kjo bën pjesë në atë çfarë i shërbehet Saliut. Ju kujtohet kur Meta donte të kapte liderin e opozitës. Këtë e kishte si synim . Se pavarësisht aleancës në dukje , diçka nuk ka funksionuar mes dy malokëve, të Vocidolit dhe Çepanit. Saliu doli, edhe pse mbi të rëndojnë krime në kufijtë e gjenocidit. Ndërsa Meta rri brenda. Ndërsa Erion Velisë i mësyjnë në shtëpi. Dhe ndërsa Saliut nuk i sekuestrojnë as celular, as kompjuter, as i thërrasin të shoqen siç thirret Monika ose bashkëshortja e Velisë. Kush nuk arrin dot as ka për të arritur. Është para syve të opinionit, çdo herë që ka votime Pd ushtron dhunë fizike. Në Elbasan vranë para 4 vitesh. Në veri të Shqipërisë kërcet pistoleta e druri kundrejt njerëzve të Ramës. Ndërsa Dumani mban dorën kur bëhet fjalë për 6 milion USD.. Në moment, nuk ka jo, po, pse, kush. Është shkelur ligji elektoral. Nënshkruhet kontratë në mesin e zgjedhjeve. Vetëm kaq. Pa i hyrë ku i gjetën, kush i dha, kush i mori. Në kontekst me kohën unë kam bindjen se : regjimi i 44 - 90, ka ushtruar një farë trysnie mbi disa zona të Veriut të Shqipërisë, pikërisht sepse dhuna që këta ushtrojnë dhe përdorin si mjet qëllimi, kërkon përgjigje imediate. Pavarësisht se shumë horra ordinerë u bënë me status të përndjekuri. Ja rastet, bëjnë muuuu.. Këtë punë kanë bërë edhe në atë kohë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje