Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato flet pas dëshmisë në SPAK

3 Tetor 2022, 12:20Kronika TEMA

Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato flet pas dëshmisë

Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato u thirr këtë të hënë në SPAK. Ajo qëndroi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth 2 orë.

Pas daljes, në një prononcim për gazetarët, Qato tha se ishte pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni.

Ish-drejtoresha e ARRSH është në hetim për “shpërdorim detyre” pas një kallëzimi nga një kompani ndërtimi për pabarazi në tendera. Qato kundërshton vendim e SPAK për të zgjatur afatet e hetimit të nisur për të.

Kontrolli i Lartë i Shtetit e kallëzoi për ndjekje penale për abuzim 5 milionë euro me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Pas auditimit të tenderit, KLSH kërkoi hetim te thelluar penal ndaj zonjës Qato duke e akuzuar se ka skualifikuar pa të drejtë ofertën më të ulët, atë të paraqitur nga kompania e ndërtimit. 

1 Komente

  1. P
    Populli I NERSHEM

    O Son kshu fillon gjema me thirrjen si person qe ka dijeni dhe perfundo tek 7 penxheret themi ne nga anet tona, duke i bo sheqajet Ilir Hamut Beqajt dhe Tigrit

    Lini një Përgjigje