
Hakerat iranianë që sulmuan sistemet qeveritare verën e këtij viti dhe më vonë në shtator ndërhynë në sistemet e qeverisë, kanë publikuar këtë të hënë të dhëna të tjera.
Janë dhjetëra dokumente me emra dhe foto shqiptarët, ku në fund të çdo faqe të secilit dokument shkruhet “Albanian suspects”. Pra, “shqiptarët e dyshuar”, por se për çfarë bëhet fjalë nuk specifikohet.
Kjo listë disponohet nga Policia e Shtetit dhe bëhet fjalë për persona që janë ndaluar në vendin tonë, ose jashtë shtetit, për vepra të caktuara në shkelje të ligjit.
Po ashtu, dokumenti përmban dhe të dhëna të tjera të shtetasve shqiptarë, si numri i identifikimit, ditëlindja, vendbanimi, shteti dhe atësia. Të dhënat e publikuara më sipër, të cenusuara për shkak të informacioneve sensistive, janë pikërisht ato që kanë publikuar hakerat.
Te publikosh Boterishte te dhenat Personale te qytetareve te nji Shteti tjeter eshte kudo e denueshme . Shteti Shqiptare duhet te reagoj menjiher jovetem me NotProteste nga MJ por edhe ne Gjyqet Nderkombetare ,per kte Shtet Terrorist Iranian i cili nuk njer as rregullat as te drejtat njerezore por as ligjet e Botes se Covilizuar dhe eshte Armiku me i rrezikshem i tij
Saktë. Dhe gazetat shqiptare duhen dënuar me prapaveprim, se janë bërë si këmbët e dhisë.