
Një person është rrëmbyer ditën e djeshme, 2 tetor, në autostradën Tiranë-Durrës.
ABC raporton se rrëmbimi ka ndodhur rreth orës 18:00 në afërsi të Mamurrasit, mes Shijakut dhe Sukthit.
Sipas burimeve personi i rrëmbyer ka pasur precedent penal për trafikim të lëndëve narkotike.
Dy vëllezërve me motor u preu rrugën një automjet, si ndodhi rrëmbimi në autostradën Tiranë-Durrës
Personi që u rrëmbye ka treguar në polici se ishte duke udhëtuar me vëllain me motor në momentin kur një mjet u preu rrugën dhe u përplasën. Bëhet fjalë për Indrit dhe Gentjan Beqirajn.
Pas përplasjes, motori doli nga rruga dhe dy vëllezërit janë konfliktuar me personat që ndodheshin në automjetin që u preu rrugën.
Në konflikt e sipër, personat që ndodheshin në automjet e kanë marrë Indrit Beqirajn në automjet dhe janë larguar.
Megjithatë, pas reagimit të policisë, ata e kanë lënë diku Beqirajn dhe janë larguar.
Denoncimi u bë nga vetë dy vëllezërit. Tashmë policia po e trajton rastin si heqje të paligjshme të lirisë.
Ua cfare lajmi, as bitha nuk fshihet me te,pa emer pa te dyshuar e pa asnje lidhje fare.Thjeshte per te mbushur ca rreshta te faqes se gazetes.Na nderoni me idiotesite tuaja te dashur karzetare
nga lajmi mesohet se Mamurrasi qenka ne autostraden Tiran durres ne mes te Shijakut dhe Sukthit!!!!!!!
Në të sëmës të venë ,ishalla hanë kokat e njëri tjetrit sa më shpejt,këto specie anti njeri nuk i duhen askujt,zoti i paaftë,ai vonon por nuk harron,çdo njërit i jep atë që i takon,Amin.
Mamurasi, çudi? Mes Shijakut dhe Durresit?? Keta dhe dituri natyre skane bere se gjegrafi jo e jo
Me siguri duhet të jetë Maminasit!
As Maminasi nuk eshte mes Shijakut e Sukthit, po nesje, mbase ka dash me thene mes Sukthit e Vores