Një çift nga Shqipëria janë arrestuar nga Policia italiane, pasi u kapën me mbi 22 kilogramë heroinë. Sipas medieve italiane, mësohet se në pranga ka rënë një 56-vjeçare shqiptare dhe partneri i saj 61 vjeçar.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre karabinierët zbuluan disa gramë kokainë, si edhe mjetet e nevojshme për ndarjen e drogës e përgatitjen e saj për shitje tek klientët.
Tashmë burrë e grua janë arrestuar nga autoritetet italiane dhe akuzohen për posedim të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin e tyre, ndërsa në ditët në vijim pritet të njihen me masën e sigurisë ndaj tyre.
Lini një Përgjigje