EMRAT/ Krimi në Përmet, kush është viktima dhe i moshuari vrasës, i proceduar dhe më parë për dhunë

17 Shtator 2023, 10:12Kronika TEMA

EMRAT/ Krimi në Përmet, kush është viktima dhe i moshuari

Një ngjarje e rëndë u raportua  mëngjesin e sotëm nga Përmeti.

Shërbyesja e një çifti të moshuarish, gjeti në orët e para të mëngjesit të dhunuar dhe pa shenja jete të moshuarën 80-vjeçare, Afroviti Peçi.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor, i cili zbuloi se 80-vjeçarja është dhunuar me shkop druri deri në vdekje nga bashkëshorti i saj 82-vjeçar, Leonidha Peçi.


I moshuari është shoqëruar nga policia, ndërsa mësohet se ai është proceduar edhe më parë për veprën penale “dhuna në familje”.

Lini një Përgjigje