Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi në mbledhjen e sotme të sigurojë mbrojtje fizike për gjyqtarin e Shkodrës, Tonin Sterkaj, në banesën e të cilit në orët e para të mëngjesit të së dielës shpërtheu një sasi e vogël lënde plasëse.
Garda e Republikës do mbrojë Sterkajn dhe familjen e tij për një periudhë 6 mujore.
Si ndodhi ngjarja?
Një sasi e vogël tritoli u vendos paraditen e 28 prillit në portën e banesës së gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, Tonin Sterkaj. Në momentin e shpërthimit në banesë ka qenë gjyqtari dhe bashkëshortja e tij.
Gjyqtari Sterkaj ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë çështje madhore në shqyrtim dhe se së fundmi nuk ka marrë kërcënime.
I veshur me të zeza, kapuç në kokë dhe doreza të bardhja mjekësore, një person afrohet qetësisht dhe vendos lëndën plasëse në portën e shtëpisë së gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj.
Pasi nxjerr tritolin nga xhupi e vendos në cep të derës. Më pas e ndez dhe largohet me shpejtësi nga e njëjta rrugicë që u pa të vinte. Në orën 02:59 minuta ndodh shpërthimi.
Në video evidentohet e gjithë dinamika e lëvizjes së autorit.
Autori ende nuk është identifikuar, ndërkohë pista kryesore e hetimeve lidhet me detyrën e Tonin Sterkajt si gjyqtar, megjithatë po hetohen dhe pista të tjera.
U bënë hetime? U kap autori? Jo? Epo puna e tritolit ishte loja. Ndryshe s'kishte si t'i miratonin mbrojtje nga paratë e taksapaguesve.
Po komshiun e tij apo qyterarin e zakonshem a do ta mbrojtje garda
Ky boti me kapuç e i veshur me të zeza është njeri nga 300 Vojo Kushët e I.M..ës.E filloi nga Shkodra njëlloj si në kohën e Sali Serbit kur i dilnin para shtyllat e tensionit të lartë . Ndryshon vetëm objekti se modeli është i njëjtë