Kamerat spiune në Lushnje, një prej autorëve dyshohet të jetë Saimir Taullau! Avokati: Nuk ka asnjë lidhje!

29 Janar 2023, 19:00Kronika TEMA

Kamerat spiune në Lushnje, një prej autorëve dyshohet të

Një prej 3 personave që sipas Policisë së Shtetit është autor i vendosjes së disa kamerave të paligjshme në qytetin e Lushnjës, të cilat janë çmontuar në kuadër të operacionit "Fijet", është Saimir Taullau, ndaj të cilit ka nisur hetim në gjendje të lirë për rastin. Pas këtij aksioni që po shtrihet në të gjithë vendin për të hequr kamerat që përdoren nga eksponentë kriminal që vëzhgojnë grupet rivale dhe policinë, reagon avokati mbrojtës i Saimir Taullaut. Avokat Detar Hysi pretendon se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me kamerat që janë hequr këtë të diel në Lushnje. Megjithatë, sipas Hysit, është i hapur për çdo hetim në lidhje me këto kamera.

1 Komente

  1. "
    "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles

    Popopo ca fytir arabe.....duket edhe ne llagap.... Taullah!

    Lini një Përgjigje