Makina del nga rruga në Gjirokastër, shoferi humb jetën në spital

29 Janar 2023, 18:50Kronika TEMA

 

Makina del nga rruga në Gjirokastër, shoferi humb jetën në

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë të diel në Gjirokastër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, ku një 62 vjeçar që drejtonte automjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Shtetasi i identifikuar si Feim Mazaj është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra. Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

“Rreth orës 16:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”, njofton policia./abcnews.al

1 Komente

  1. R
    Rrugi

    Makina doli nga rruga?! Makina ishte e duhet te jete ne rruge. Ku e dini ju se drejtuesi humbi kontrollin e timonit?!

    Lini një Përgjigje