Sherr me thika në Mat, plagosen dy vëllezër

29 Janar 2023, 16:06Kronika TEMA

Sherr me thika në Mat, plagosen dy vëllezër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Mat, ku dy vëllezër janë plagosur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”. Të plagosur kanë mbetur shtetasit A.K dhe K.K., të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Raportohet se njëri prej vëllezërve pritet që të niset drejt Tiranës. Shtetasi G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit, është shpallur në kërkim. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.K dhe K.K., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjeksore në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.“, njofton policia.

 

 

3 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Kadar Ismael (birazereve turkoshqipfoles): qafirat e mi jam krenar per ju ,boni mir sullton Murati qe nuk ju mori te gjithe m'Turkye..... allah uakbar!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kafshet zgjohen. !

      Ha Quhet dhe ky Qytet Veriore Malokesh. ! apo jo. ! Normal per ndonje Individ. ! se sjane te gjithe rrota cari...por Si duket ketej ka pake me shumice. ! Kafshe me dy kembe...

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kafshet zgjohen. !

        Ha Quhet dhe ky Qytet Veriore Malokesh. ! apo jo. ! Normal per ndonje Individ. ! se sjane te gjithe rrota cari...por Si duket ketej ka pake me shumice. ! Kafshe me dy kembe...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje