Zv.ndihmës sekretari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof thotë se SHBA mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në luftën për goditjen e pandëshkueshmërisë në nivele të larta të politikës.
Gjatë fjalës së tij në aktivitetin për 5-vjetorin e SPAK, Kasanof u shpreh se SPAK ka rol të domosdoshëm në luftën ndaj korrupsionit, ndërsa shton se goditi të paprekshëm.
"Rezultatet e punës suaj japin efekt në shoqëri duke detyruar politikanë e zyrtarë të mendohen dy herë në vendimet dhe mendimet e tyre.
Ky proces kërkon kohë dhe durim. Për qytetarë është kritike të dinë që qeveria do i trajtojë me paanësi, për tu ndjerë besimplotë se janë në anën e duhur të ligjit dhe Shqipërinë në anën e duhur të historisë.
Dëshiroj të vlerësoj drejtimin e qeverisë dhe kryeminstrit që ka përparuar në reforma. SPAK ka rol të domosdoshëm në luftën ndaj korrupsionit.
Dhimbja afatshkurtër çon në përparime afatgjata dhe do t’i vendosë të gjithë shqiptarët në anën e duhur të ligjit dhe Shqipërinë në anën e duhur të historisë. K jo është gjithashtu thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE që ka marrë një vrull shtesë tërësisht të mirëpritur në javët e fundit dhe dëshiroj të vlerësoj drejtimin e kryeministrit dhe qeverisë së tij që ka prodhuar një përparim të madh në reforma.
Gjatë kësaj kohe tiranizoni të jashtëzakonshëm ju nxisim të ecni përpara në rrugëtimin tuaj, ndërsa të gjithë shqiptarët punojnë për të rrënjosur sundimin e ligjit në vendin tuaj.
SPAK-u luan një rol të domosdoshëm në këtë luftë. Institucioni juaj jep llogari përpara qytetarëve të Shqipërisë dhe rezultatet tuaja të forta të deritanishme pasqyrojnë se sa seriozisht i merr përgjegjësitë e tij çdo inspektor apo prokuror.
Arrestimet, procedimet penale, bëri që ata që ishin të paprekreshëm të flasin shumë. Puna juaj frymëzon shumë. Asnjë nuk është mbi ligjin. SPAK e mban veten llogaridhënës", tha Kasanof.
Hahahahahaha Cfare krijesa qesharake jane keta mor vella . As sovjetiket nuk dilnin keshtu ne perkrahje te krimineleve prokurore sic dalin keta nga Amerika. Ky vjen qe nga Amerika te deklaroje se SPAK po lufton krimin. Loooool Kur ne fakt SPAK lejon Kryeministrin Rama dhe ministrat e tij te vjedhin parate e taksapaguesve Shqiptare. Qeveria paguan mbi 10 milion dolkare ne vit per Inceneratoret , kur ne fakt nuk ka inceberatire fare . Ku vene keto para? Pse nuk nderhyn SPAK ? Po ashtu qeveria nderton rruge ne 35 milion dollare per kilometer , apo i paguan 80 mij dollare ne dite 2 anijet me pronar Amerikan qe rijn ne gjirin e Vlore pa bere azgje fare , dhe SPAK ne te dyja rastet nuk nderhyn te ndalet kjo vjedhje e tmerrshme , por lejon Qeverine te vjedhi Nderkaq na vijne keta morons from Amerika dge na mburin SPAK, meqe SPAK po godet opoziten Shqiptare , jo vjedhjet qe ben kjo qeveri e cila ja10 vjet qe esht ne top list te qeverive me te korruptuara ne Europe
Ahhhhhhaaaaaa, lol! SPAK ka kryer detyren kur te dale para popullit me celesat e Bunkerit e Floririn e Metes, se Berishes kullen sja marrin dot...LOL