Zbardhen detaje të reja nga atentati ndaj Kevin Hajrullës në Vlorë.
Raportohet se ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, të fortit të Vlorës, është qëlluar me të paktën 30 plumba. 29-vjeçari po lufton për jetën pasi ka marrë plagë të shumta në trup e në bark.
Burimet bëjnë me dije se 3 autorët e dyshuar kanë lëvizur në Vlorë me një mjet tip ‘KIA’ me targa italiane. Po të njëjtat burime thonë se targat rezultojnë të vjedhura.
Ndërkohë, në mjetin e djegur të autorëve në fshatin Panaja janë gjetur dy kallashnikovët e përdorur për atentatin.
Njëra armë është sediljen e pasagjerit në pjesën e parme të makinës, ndërsa tjetra pas. Kjo konfirmon edhe praninë e 3 autorëve, njëri shofer dhe dy qitës.
Lini një Përgjigje