“Mos paçi fatin e Martinit”, babai i 14-vjeçarit: Iu drejtuam Ambasadës së SHBA sepse besojmë në drejtësinë e tyre

18 Dhjetor 2024, 13:30Kronika TEMA
“Mos paçi fatin e Martinit”, babai i 14-vjeçarit: Iu

Babai i të ndjerit Martin Cani tha se iu dërguan letër ambasadës së SHBA-së pasi besojnë në “drejtësinë e tyre që kanë të shenjtë demokracinë, duke shpresuar mos na ndihmojnë”.

Në një intervistë për “Shqipëria live”, babai i Martinit tregoi sesi djali i vogël ende nuk e di për humbjen e të vëllait. 

“Vëllai i Martinit ende nuk e di për humbjen e tij. Në ditën e varrimit e patëm dërguar te mitë tanë dhe nuk e ka marrë vesh akoma. Asnjëri nuk i tregon dhe rri i heshtur. Nuk e bëjmë dot, nuk kemi guxim. Diçka po përpiqet të kuptojë, pse nuk vjen Martini babai, është shumë e rëndë. Nuk kam fjalë që ta përshkruar.

Përveç miqve dhe shqiptarëve, nuk ka pasur ofrim tjetër për ndihmë. Jemi shumë të rënduar psikologjikisht. E shkruam letrën sepse besojmë në drejtësinë e tyre që kanë të shenjtë demokracinë, duke shpresuar mos na ndihmojnë.

Nga shkolla e me radhë nuk janë marrë masa. Unë do bëja dorëheqje të moralshme që te dera e shkollës e me radhë zinxhiri.

Jo nuk e kam parë videon. Avokati pret informacione dhe asnjë detaj nuk kemi. Mora çantën e shkollës, akoma nuk kam marrë telefonin. Nusja ime akoma nuk ka marrë veten, i rrinë 4 veta mbi kokë që t’ja humbin sado pak mendjen.

Këtu në shtëpi nuk jetohet më. Dua që Martini të jetë shembull e mburojë për të gjithë martinat e tjerë. Gofoundme po e drejton nusja e vëllait tim, është doktoreshë atje. Mesazhi im është të kemi sa më shumë harmoni me njerëzit, mos paçin fatin e Martinit. Ai ishte humori jonë, ai ishte drita e syve tanë”- u shpreh babai i Martinit.

2 Komente

  1. N
    Nari

    E kuptoj gjendjen shume shume te rende dhe fatkeqesine e jashtezakoneshme qe te ka zene,por kjo nuk duhet te te beje qe te perdoresh nga politika,per hallet e saj te ndyra.Nuk kam pare deri me sot nje prind, te cilit i kane vrare femijen qe te meret me mitingje dhe te kerkoje doreheqje per kete apo ate !! E vetmja gje qe kane kerkuar eshte qe krimineli te dale para drejtesi dhe te denohet ne max e asaj qe kerkon ligji.E fundit por mendoj shume e rendesishme eshte se a ke menduar per pergjegjesine tende si prind qe nuk je ne dijeni te problemeve te femijes tend,me cilet shoke rri dhe cfare probleme ka?! Mos haro qe sherin mes moshatareve e filluan mbas dite ne rrjetet sociale,dhe e mbyllen mbas mesimit jo ne shkolle,por nja 300 metra larg mbas 9 kateshve

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prindi

      Nari ke shumë të drejtë. Ky milet edhe kur vritet dikush, fëmija është më e tmwrrshmja, përpara disa muajsh vëllai i dikujt në Pogradec, pastaj babai, axha, daja etj dhe fajin e ka shteri. Ke shumë të drejt moj nënë të kërkosh drejtësi, po merruni me edukimin e fëmijëve, mos i lini pa litar, tërhiquani ndonjëhere, pastaj shkonu tek dera e Ministrisë. Kërkoni drejtësi mos u bëbi militant, bëhuni të përgjegjshëm.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje