Gjykata Kushtetuese nuk pati as në seancën e sotme një vendimmarrje për fatin e mandatit të Holta Zaçajt.
Përpara seancës së ditës së sotme Holta Zaçaj ka depozituar një kërkesë me shkrim, përmes të cilës ka kërkuar dhënien e një kohe të mjaftueshme për të paraqitur opinionin e saj në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga Kryetari i Gjykatës së Lartë sa i përket parimeve kushtetuese dhe mënyrës së interpretimit të dispozitave kushtetuese të zbatueshme në rastin në shqyrtim.
Gjykata, pasi vlerësoi shkaqet e kësaj kërkese, vendosi që ta pranojë atë, duke i lënë kohë, sipas kërkesës, deri ditën e hënë, datë 23.12.2024, ora 10:00, për paraqitjen e një opinioni me shkrim dhe vendosi të shtyjë sërish seancën.
Kjo është hera e dytë që Kushtetuesja shtyn vendimmarrjen përsa i takon interpretimit se kur përfundon mandati i Holta Zaçaj, anëtare dhe kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
Pse nuk terhiqet vete kjo zonja? C'jane keta njerez qe qepen pas karriges si gerthela.? Terhiqu dhe hapi rrugen tjetrit/tjetres, zonje, se jemi ne prag zgjedhjesh. Mendo per vendin, jo vetem per veten. Edhe per ty do gjendet nje pune tjeter, mos ki merak.
Nuk mendon per vete ajo, mendon per Sali Berishen. Saliut i duhet Gjykata Kushtetuese tamam mbas zgjedhjeve, qe ti quaje ato te pavlefshme nepermjet Zaces. Te gjithe dalin te fituar, Saliu qendron edhe 4 vjet ne krye te PD.
O zot, kur do te behemi njehere te aresyeshem. Perse kjo zonja nuk terhiqet, por kapet pas karrikes si muti pas kepuces. Kjo gjykata kushtetuese me sa duket i ka humbur vula, merret me anetaret e saj ne vend qe te zgjidhe problemet qe i ngarkon kushtetuta. Zonja Zace te liroje vendin sa me shpejt, e mos te presi qe ta nxjerrin me shqelma nga zyra.