Kërkoi masë më të lehtë sigurie, Apeli lë në burg 14 vjeçarin që vrau Martin Canin

17 Dhjetor 2024, 14:12Kronika TEMA
Kërkoi masë më të lehtë sigurie, Apeli lë në

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për masën e sigurisë “arrest në burg” për 14 vjeçarin Mario Perlleshaj, autor i dyshuar i vrasjes së Martin Canit.

Avokati i të miturit kërkoi masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit në burg me argumentin se klienti i tij ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 18 nëntor rreth 300 metra larg shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, ku pas një konflikti mes disa adoleshentëve mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani dhe u plagosën dy bashkëmoshatar, njëri prej të cilëve autori i ngjarjes, Mario Përlleshi.

Njoftimi:

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin si të ligjshëm të “arrestimit në flagrancë” dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj te miturit ne konflikt me ligjin shtetasin “….”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në rrethana cilësuese”, të parashikuar nga neni 79 shkronja “a” të Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr….. datë 22.11.2024, ka vendosur:

-Vlerësimin si të ligjshëm të “arrestimit në flagrancë” ndaj shtetasit të mitur në konflikt me ligjin “….”
-Caktimin e mases së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit të mitur ne konflikt me ligjin “….”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në rrethana cilesuese”, të parashikuar nga neni 79 shkronja “a” të Kodit Penal.

-Ngarkohet Policia Gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
-Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshem.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasin me iniciale “…”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 17.12.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali, vendosi:
– Miratimin e vendimit nr…., datë 22.11.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

4 Komente

  1. N
    Noke

    Majmuni dashka edhe te rrije i lire tjetri po kalbet ne dhe , burg e bashke me te jatin . I jati eshte po aq fajtor e me shume se i biri c'fare mostre po rrit ky qen baba .

    Përgjigjjuni
    1. g
      goshi

      Jo vetëm që ky këlysh krimineli nuk duhet të dalë nga burgu por dhe i ati duhet dënuar sepse janë familje shpellarësh kriminel.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkërdheni

        Nuk di sa tolerant jemi, por në rast se ne nuk bëjmë shembuj, që fëmijët e tjerë të kuptojnë që maksimumi mund të zihen me grushte dhe jo me thika apo me doreza, dhe si përfundim mund të jenë gjallë dhe mund të bëhen shokë në të ardhmen sepse e kuptojnë që u zinë kot. Këta përfitojnë nga besimi që ka familja tek ligji, por në rast se do isha unë, do e vrisja me dorën time dhe do burgosura me qejf në kushtet e tronditjes pastaj. Për mua kush vret duhet të vritet.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Profesori

          Marion dyshohet per vrasjen e Martinit dhe per plagosjen e Luisit. Keshtu qe nuk mund te dale.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje