Familjarët e kërkonin prej dy ditësh, gjendet e pajetë në kanalin e hidrocentralit 26-vjeçarja në Kukës

18 Dhjetor 2024, 10:50Kronika TEMA
Familjarët e kërkonin prej dy ditësh, gjendet e pajetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mëkurë në fshatin Orgjost të Kukësit. Dyshohet se një 26-vjeçare është vetëmbytur në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit.

“Më datë 17.12.2024, në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit, në fshatin Orgjost, është gjetur e pajetë shtetasja M. O., 26 vjeçe, banuese në fshatin Kosharisht.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjekoligjor, në trupin e shtetases M. O. nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Pasditen e datës 16.12.2024, në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e kësaj shtetaseje kanë kanë bërë kallëzim për largimin e saj nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës”, njoftoi policia. 

1 Komente

  1. .
    ...

    Ndoshta janë familje me mentalitet primitiv barbar Turko-islamik dhe kanë shtrue dhunë fizike dhe psiçike ndaj sajë sepse ështe femer? Dhe në një vend barbarësh islamo-komunistash, siç jemi ne. Per fatë të keqë shumë femra,nukë gjenë rrugë zgjidhje tjetër. Sepse ne nuke kemi as shtet dhe as instututsjone, që të mbronë fëmitë dhe grate e dhunume.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje