I dënuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas, Klement Çala izolohet në “41 Bis”

17 Dhjetor 2024, 21:00Kronika TEMA
I dënuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas,

Klement Çala është izoluar në regjimin “41 Bis”, një nga survejimet dhe izolimet më të forta brenda burgjeve që zakonisht kryhet për të burgosurit e rrezikshëm.

Çala është i dënuar për grabitjen e 4.6 milionë Eurove në Rinas në vitin 2019.

Në vitin 2022, Gjykata e Posaçme dënoi me 122 vite burg 7 të pandehurit e grupit kriminal, ku për Klement Çalën u dha 20 vite burg për grabitjen në pistën e Aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, në prill të vitit 2019.

Ndërkohë Klement Çala ka qenë edhe më parë në regjimin “41 Bis” nga periudha Maj-Tetor 2022.

Grupi i grabitësve u futën në aeroportin e Rinasit me një furgon të bardhë me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

E gjithë ngjarja ka zgjatur rreth 5 minuta.

Të dyshuarit ishin të maskuar me maska silikoni.

2 Komente

  1. V
    Ver Llapa

    Digjeno me benzine, qenin!

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      "Të dyshuarit ishin të maskuar me maska silikoni."tashti na del se të tërë paskan qënë maskuar me maska silikoni??harroni se kanë kaluar vetëm 5 vjet nga ngjarja??"i maskuar" me maskë sillikoni ishte vetëm një person!ai ishte myftaraj i cili ishte "maskuar"si vetvetja?????kishte harxhuar një "thes me pare" për tu dukur si vetvetja??dhe për çudi është i vetmi person që u vra nga "forcat e policisë"???ça gallateeeeeeeeeee!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje