I njohur si “Zoti i drogës”, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijas

18 Dhjetor 2024, 12:20Kronika TEMA
I njohur si “Zoti i drogës”, konfiskohen pasuritë e Alket

Konfiskohen pasuritë e Alket Hatijas, trafikantit shqiptar të njohur ndryshe edhe si “Zoti i drogës”, i cili është dënuar me 20 vite burg nga autoritetet gjyqësore italiane për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për 1 sipërfaqe toke truall, 1 garazh dhe 1 apartament në Durrës, si dhe 1 apartament në Kavajë, të regjistruara në emër të Hatijas dhe familjarëve të tij.

Alket Hatija, gjatë periudhës 2003-2004, ka kryer veprimtaritë kriminale të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali.

Ai ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge (rreth 10 kg heroinë për çdo rast). Por sasitë në total mund të shkonin edhe mbi 400 kilogramë të dokumentuara nga përgjimet dhe hetimet.

2 Komente

  1. e
    enveri nga kruja

    ore po ku ishin keta trimat kur drejtonte vendin ENVER HOXHA ? ai i tridhte nga bolet keta trima leshi

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1

      Zot i droges dhe i sekuestrohet nje hyrje ne dures e nje ne kavaje?Me kete pasuri ky eshte nje shperndares i vogel

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje