Dy shqiptarë janë arrestuar në kuadër të operacionit “Together” në Luksemburg. Mësohet se ata akuzohen për vjedhje me dhunë në banesa në Luksemburg.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit/Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FAST Albania kontribuojnë gjatë zhvillimit të operacionit policor ndërkombëtar, të koduar “Together”.
Operacioni, nga FAST Luksemburgu, në koordinimin e rrjetit ENFAST.
Si rezultat i sigurimit dhe shkëmbimit të informacioneve nga Policia e Shtetit, lokalizohen në Luksemburg dhe vihen në pranga 2 shtetas shqiptarë, të akuzuar për vjedhje me dhunë në banesa në Luksemburg.
Në kuadër të operacionit “Together”, informacionet e siguruara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FAST Albania, si dhe të shkëmbyera me FAST Luksemburgun, nëpërmjet rrjetit ENFAST, mundësuan kapjen në Luksemburg të shtetasve shqiptarë K. B. alias K. N., 29 vjeç, të lindur në Mirditë dhe K. M., 28 vjeç, të lindur në Pukë.
2 shtetasit akuzohen për kryerje të vjedhjeve me dhunë në banesa në Luksemburg.
Policia e Shtetit mbetet plotësisht e gatshme për të bashkëpunuar me homologët, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.
si ka mundesi keta maloket ,vetem per te keqija u shkon mendja, nuk po i fus te gjithe ne nje thes, por shumica e shqiptareve qe kryejne krime ne evrope, jane maloke. kur do behen njerez keta 2thundrake dhe te rrojne me djersen e ballit,
Ke shum ete drejte ashtu eshte......eshte fatekeqesi per te gjithe keto 3 3vite, sa shume krime kane bere shqiptaret kudo ne EU... vetem vjedhje , vrasje, droge e shume krime.... jane te gjithe rrota cari..... ne vend te punojne e te jetojne si gjithe te tjeret prane families te tyre, prane prinderve te tyre....normal kush ka tru me teper mund te meret me Biznese te vogla....dhe fiton dhe jeton i lire..... por ja qe per fate te keqe kemi dhe shume mbeturina.....te mjeret pjestaret e Familieve te tyre , qe vuajne keto probleme me Femijet e tyre....Mbase nje dite zgjohen dhe e shikojne qe sote nuk mund te beshe asnej lloje krimi pa u kapur....prandaj rhem qe keto jane rrota cari....Puna e ndershme eshte lavdi per veten dhe Familien.....si kudo en Bote secili punon me ndergjegje.....