Masivi i gurëve zuri poshtë 47-vjeçarin në Berat, arrestohet investitorja, shpallen në kërkim dy të tjerë

18 Dhjetor 2024, 13:42Kronika TEMA
Masivi i gurëve zuri poshtë 47-vjeçarin në Berat,

Një 47 vjeçar ndërroi jetë ditën e djeshme në Berat pasi e zuri një masiv guri teksa po punonte në një shtëpi private.

Pas aksidentit tragjik, policia ka arrestuar sot pronaren e shtëpisë dhe ka shpallur në kërkim administratorin dhe drejtuesen teknike të firmës së ndërtimit që kryente rikonstruksionin.

Sipas njoftimit të policisë, viktima, Gani Selenica punonte i paregjistruar në organet tatimore.

"Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin Gani Selenica i cili humbi jetën gjatë punës për rikonstruksionin e një objekti në lagjen "13 Shtatori", ku e zuri poshtë një masiv guri që u shkëput nga zona e kalasë, informojmë se Komisariati i Policisë Berat kreu të gjitha veprimet procedurale për rastin.

Në përfundim të tyre arrestoi në flagrancë investitoren e objektit, shtetasen V. S., 45 vjeçe, si dhe shpalli në kërkim administratorin dhe drejtuesen teknike të firmës së ndërtimit që kryente rikonstruksionin, përkatësisht shtetasin Ç. H., 53 vjeç dhe shtetasen I. Ç., 41 vjeçe", informoi sot policia.

Gjithashtu sipas bluve, këta 3 shtetas kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke fshehur identitetin e shtetasve përgjegjës për punimet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje