Janë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes pak minuta pas atentatit me breshëri plumbash në Vlorë ku mbeti i plagosur 30-vjeçari Kevin Hajrulla.
Mësohet se ai është djali i xhaxhait të Inez Hajrullës, një emër i njohur për policinë e këtij qyteti pasi iu ka shpëtuar të paktën dy atentateve.
Dyshohet se mbrëmjen e kësaj të mërkure Kevin Hajrulla ishte shënjestra e autorëve.
Raportohet se ai ka marrë plagë nga breshëria e plumbave dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spital.
Siç duket edhe nga pamjet vetëm pak momente pas ngjarjes janë qytetarët ata që e kanë ndihmuar për ta çuar në spital.
Pas ngjarjes një makinë tip KIA është gjetur e djegur në një fshat të Vlorës. Mësohet se në të janë gjetur dy armë automatike dhe dy krehër fishekë që dyshohet se u përkisnin autorëve.
kokat hengershi dhe u shuajt raca juaj o kopila turq, qe keni zaptuar kete vend