Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e modeles Kejvina Kthella për rikthimin e makinës ‘Audi A8’ së sekuestruar nga GJKKO.
Automjeti i saj u sekuestrua në kuandër të një hetimi pasuror të SPAK për Redjan Rrajën, ku organi i akuzës kërkoi konfiskimin e të gjitha pasurive në emër të tij apo familjarëve, bashkë edhe Audin luksoz të “showgirlit”, Kejvina Kthjella, e cila besohet të ketë qenë e dashura e tij.
Sipas SPAK mjeti në fjalë është blerë me të ardhura të paligjshme nga Redjan Rraja dhe i është dhuruar Kthjellës.
Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin e mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.
Ndërkohë Arjol Halilaj, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Rrajës në atentat, është dënuar me 35 vite burg. Redjan Rraja u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit.
7 a 8 here kembet perpjete dhe ja e blen nje te ri