Kishte ndërtuar laborator droge brenda banesës në Milano, arrestohet 49-vjeçari shqiptar

18 Korrik 2025, 15:44Kronika TEMA
Kishte ndërtuar laborator droge brenda banesës në Milano,

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritet italiane, pasi dyshohet si i përfshirë në një grup kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

Mediat italiane raportojnë se arrestimi i 49-vjeçarit u bë në Milano, pas një operacioni i zhvilluar nga karabinierët.

Hetimi filloi pasi policia kishte marrë informacione për disa lëvizje të dyshimta të shqiptarit pranë një ndërtese. Ndërkohë gjatë një kontrolli fizik, 49-vjeçarit iu gjetën dhe u sekuestruan 30 gramë kokainë dhe si disa substanca që përdoreshin për përzierjen e drogës.

Karabinerët kanë vazhduan kontrollet dhe në banesën e tij ku u zbulua një laborator droge. Gjithashtu policia i sekuestroi rreth katër kilogram kokainë, dy kilogramë heroinë dhe 20 kilogramë substanca për përzierje.

Në banesë u gjetën edhe mbi 50 mijë euro që dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës.

1 Komente

  1. F
    Fat man

    Shpifje, kryeministri ine shoku Ramaduro e ka te vertetuar qe shqiptaret neper bote merren me pune te mirefillte shkencore edhe ky rast eshte ase laboratori perdoren per per studimin e drogave te forta.... Po emrin e shkencetarit perse e mbani anonim?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje