Krerët e policisë shqiptare, takime dhe trajnime në SHBA: Nga FBI te ICITAP

12 Dhjetor 2024, 18:41Kronika TEMA

Krerët e policisë shqiptare, takime dhe trajnime në SHBA: Nga FBI

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, me ftesë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mori pjesë në disa takime të rëndësishme të niveleve të larta në Washington.

Fokusi i këtyre takimeve ishte rritja e kapaciteteve bashkëpunuese ndërmjet Policisë së Shtetit shqiptar dhe agjencive ligjzbatuese amerikane.

Një ndër prioritetet e këtyre takimeve ishte trajnimi disaditor i oficerëve shqiptarë të Njësisë së Informacionit të Pasagjerit, me kolegët amerikanë të Agjencisë Federale të Mbrojtes së Kufirit dhe Doganave (CBP) dhe me Qendrën Kombëtare të Shenjëstrimit (NTC).

Në këtë trajnim, oficerët e kesaj Njësie përftuan eksperiencat më të mira të kolegëve amerikanë dhe u vendosën ura komunikimi për shkëmbimin e informacioneve në kohë reale, ndërmjet këtyre agjencive.

Gjithashtu, Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati kreu disa takime të rëndësishme me:

– Drejtuesin e ICITAP, në selinë qendrore të Departamentit të Drejtesisë;

– Në Byronë për Luftën kundër Terrorizmit, në selinë qendrore të Departamentit të Shtetit;

– Në Drejtorinë e Byrosë Qendrore të Interpol Washington;

– Në Byronë Federale të Hetimeve (FBI).

Gjatë këtyre takimeve u diskutuan sfidat e ardhshme të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe hetimeve konkrete të përbashkëta.

Një takim tjetër të frytshëm, Neritan Nallbati, gjatë vizitës së tij në Washington, zhvilloi me zyrtarë të lartë të Agjencisë Federale të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS/OCI), pjesë e Departamentit të Shtetit Amerikan, me prezencë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë.

2 Komente

  1. L
    Luan

    Keni bashkepunetor te sigurimit te shtetit Drejtora ne policine e shtetit. Pastrojeni nga keta

    Përgjigjjuni
    1. d
      doriani tirane

      upupupuuuuuuu me keta do behet policia shtetit ? skandal. te keqen e saliut dhe enverit

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje