Ushtria shqiptare, bashki më bashki për të tërhequr rekrutë të rinj. Sot e kishte radhën Mati

12 Dhjetor 2024, 17:20Kronika TEMA

Ushtria shqiptare, bashki më bashki për të tërhequr

Në kuadër të fushatës së rekrutimeve për ushtarë dhe detarë në Forcat e Armatosura u zhvillua këtë të enjte në qytetin e Burrelit aktiviteti “Ditë e Hapur” ku u bë dhënia e informacionit të duhur dhe sensibilizimi i shtetasve të interesuar, për tu bërë pjesë e Forcave tona të Armatosura.

Komandanti i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut Nënkolonel Ali Mali tha se forcat e armatosura janë një mundësi e mirë për të gjithë të rinjtë që duan të bëhen pjesë e tyre.

Duke e venë theksin edhe te ambientet e punës dhe të stërvitjes tepër bashkëkohore, n/kolonel Mali i ftoi të rinjtë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, si një mundësi ideale për të treguar se sa e duan vendin e tyre dhe sa të aftë janë për t’ia dalë mbanë një sfide kaq të madhe sa intelektuale aq edhe fizike, siç është të qenit pjesë e FA.

Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se kontributi i Forcave të Armatosura është i paçmueshëm jo vetëm në misionet e jashtme por edhe në emergjencat që paraqiten në vendin tonë.

Në sheshin “Kastriotët” pranë Bashkisë së Matit u ekspozuan, Armatime e mjete teknike të forcave të armatosura që patën mundësinë të vizitohen nga të gjithë të rinjtë e gjimnazeve të qytetit të Burrelit por edhe të rinj të tjerë. Forcat e Armatosura mbeten të hapura për të gjithë të rinjtë që duan të bëhen pjesë e tyre.

1 Komente

  1. Z
    Zhelenski

    Hajde rregjistrohuni se Ukraina po kerkon ushtare, shkoni ndihmoni zelenskin boll ndejtet duke ber komente.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje