
Pista e hakmarrjes është një nga pistat që është në duart e hetuesve që po hetojnë vrasjen e biznesmenit në Lezhë Ardian Nikulaj.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania u analizua konflikti 26-vjeçar mes familjeve Nikulaj dhe Lestakaj më qytetin e Lezhës.
Në emission u shfaq dhe një intervistë e gazetares Jonida Shehu, 7-vite më parë me Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët akuzonin Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vrasjen e familjarëve të tyre, Lauren dhe Gëzim Lestakaj.
“Unë isha me xhaxhain dhe me nipin, shkuam te toka po punoja tokën aty, isha 20 metra larg tyre dhe pashë që dolën nga kanali Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulaj dhe gjuajtën në drejtim të tyre me automatik.
Ika në shtëpi dhe u tregova të shtëpisë se çfarë ka ndodhur. Ishte dhe një djalë tjetër aty, që ka folur me xhaxhain dhe nipin, aty nga rrethi i Balldrenit, djali i Musa Drisë i vogli, ai ka parë ngajrjen por nuk ka dhënë dëshmi.
I vajti babai dhe e pyeti për me ditur kush ishin personat dhe ai i tha të njëjtët persona, Ardianin de Arbenin që vranë Laurenin dhe Gëzimin”, tha Lestakaj.
Qe jeni te ardhur nga shpella kjo nuk ka dyshim. Keni mbetur akoma ne kohen e Epokes se Gurit me termin "fis". Kur shkruani keshtu te shkon mendja tek mediat kur i referohen njerezve te eger ne xhungel. Ne kete rast flitet per fise. Po te kishin pak shkolle ju nuk do te shkruani te tilla gjera. OSE, ju mund te eni te drejte sepse tek ne ka akoma njerez te Epokes se Gurit, qe vrasin dike vetem seps ai e pa. Keto vrasje tregojne zhvillimin njerezor te ketyre njerezve. Per fat te keq kemi shume shpellare!
@Kritiku. Lexo pak kroniken e krimit neper bote, nese njeh ndonje gjuhe te huaj. Do te shohesh se krimi eshte prezent kudo, ne te gjitha format dhe permasat, brenda dhe jashte familjes, per prona, per pasion apo per motive te "dobeta", sic i emertoijne organet ligjezbatuese. Ka qene e do te jete keshtu tejpertej historise, kudo neper bote. Dhe nuk po flas vetem per njerezit e ''eger'' ne xhungel, por kudo ku ka njerez, perfshire metropolet e qyteterimit. Shpellaret e vertete jeni ju vete, ti ''Kritiku'' dhe sivellezerit e tu, qe ju duket vetja me shkolle dhe te qyteteruar dhe lyeni me boje te zeze kombin tuaj dhe fisin tuaj. Jeni ju qe keni deshire te vetedemaskoheni si komb e si shqiptare, kinse per tu vecuar prej tyre me kritiken tuaj te mjere, kritike qe, nuk eshte gje tjeter, vecse nje shprehje e qarte e nje kompleksi te thelle inferioriteti qe ju e mbartni me vete si tiparin me percaktues te personalitetit tuaj.Ti mund te jesh me nje barre shkolle, madje edhe i gjezdisur neper bote, por ne thelb ke mbetur nje shpellar dhe nje analfabet funksional. Kupto nje gje te thjeshte: shqiptaret nuk jane as me te mire dhe as me te keq se sa cdo komb a popull tjeter ne bote kur behet fjale per krimin ordiner te cdo natyre, krimin indivudal sidomos. Dhe nderkaq, kur vjen fjala per krimet qe kryejne kombet ndaj kombeve te tjere, mund te renditen nder kombet fisnike, pa rekorde masakrash cfarosjeje etnike apo genocidi te cdo natyre; pa rekorde pushtimesh apo skllaverimi, me kode te spikatura te moralit individual e komunitar, te mikepritjes dhe te beses. Distancohu nga krimi ordiner e kriminal i cdo natyre qofte, por meso te nderosh dhe te vleresosh kombin tend e bashkeqytetaret e tu qe te krijosh hapsiren e nevojshme qe edhe te tjeret, te "huajt'', te te respektojne ty, familjen tende dhe fisin tend, nese te ka mbetur ende ndonje gjurme "fisi'', nga linja e gjakut apo e t'amblit qofte.
Keto lloj vrasje nuk ndodhin ne shtete europiane ne exportuam Keto lloj makabrash.