Lëshohet urdhër-arrest për Matën, i njohur për përplasjen me Martinajn

20 Nëntor 2023, 20:50Kronika TEMA

Lëshohet urdhër-arrest për Matën, i njohur për

SPAK ka lëshuar urdhër-arrest për 11 persona, mes të cilëve edhe ndaj biznesmenit Ervin Mata, si dhe ndaj ish-drejtuesit të Policisë, Erzen Breçani.

Mata është një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018.

Po ashtu bëhet me dije se mes të shoqëruarve ka edhe ish-punonjës të tjerë të Policisë.

Personat e arrestuar dyshohet se akuzohen për ‘grup kriminal’ dhe ‘trafik droge’. Ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me operacionin dhe identitetin e të arrestuarve.

1 Komente

  1. N
    Niku

    Mos more! Po Elvanes kush t'ja beje yzmetin tani? Gjynah, e shkreta vajze, do ngelet ne dere.

    Lini një Përgjigje