“Ligjet” miratojnë rritjen e pagave për gjyqtarët e Kushtetueses, kritika nga Xhafaj

12 Shtator 2023, 12:28Kronika TEMA
“Ligjet” miratojnë rritjen e pagave për gjyqtarët e

Komisioni i Ligjeve ka miratuar këtë të martë ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Ndryshimet u miratuan me 12 vota pro, 1 abstenim të Fatmir Xhafajt dhe 1 votë kundër nga ana e Oerd Bylykbashit.

Ndryshimet kanë në thelb rritjen e pagave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Posacëm të Apelimit.

Zv.ministri i Drejtësisë, Klajd Karameta, i pranishëm në komisioni e konsideroi këte kërkesë si një synim për garantimin e një trajtimi dinjitoz për punën e gjyqtarëve dhe garanci për pavarësinë në punën e tyre.

Gjatë diskutimeve në komision, deputeti socialist Fatmir Xhafaj edhe pse deklaroi se është pro rritjes së pagave shfaqi rezerva duke e krahasuar rolin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese me Gjykatën e Lartë.

Ai theksoi se nuk duhet të ketë një diferencë kaq të madhe pagash mes gjyqtarëve të Kushtetues dhe atyre të GJKKO dhe Gjykaës së Lartë që gjykojnë krimin dhe korrupsionin.

“Një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese merr dyfishin e pagës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Një gjyqtar i Kushtetueses i bie të marrë 644 640 lekë dhe një i GJKKO që gjykon nga mëngjesi deri në darkë i bie të marrë 376 380 lekë. 

Nuk jam kundër rritjes së pagave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të kenë pagë më të lartë, por personalisht nuk e kuptoj si është ndërtuar e gjitha kjo, ky përpjesëtim kaq i madh dhe fakti që këta paskan një vështirësi të madhe në punë mbi këta që gjykojnë krimin, korrupsionin që hetojnë dhe gjykojnë edhe këta për korrupsion”, tha Xhafaj.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u shpreh kundër rritjes së pagave për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

“Mbas këtij favori nga qeveria, gjykata nuk do të kaloj asgjë. Ndryshimet kërkojnë shumicë të cilësuar prej 84 votash, ndaj duhet bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës”, tha Bylykbashi.

2 Komente

  1. D
    Doda

    Rroga e nje gjygjetari sa 40 fishi I pensionit minimal ne vend .Shumica e vuajrur pakica e pangopur.l lumte qeverise keshtu duhet te ndihmoje shtresen e gjygjetareve ne nevoje

    1. r
      rezari

      Rushfet ligjor.Vuanin per buken e gojes te shkretet.E pastaj behen si mbreteresha e Frances qe kur i thane se populli eshte rebeluar se s'ka buke tha "po le te hane biskota"

      Lini një Përgjigje