Arrestimi i ish-kreut të bandës së Durrësit, reagon Balla: Sundimi i ligjit vijon të godasë në Shqipëri e kudo

14 Dhjetor 2023, 12:55Kronika TEMA
Arrestimi i ish-kreut të bandës së Durrësit, reagon Balla:

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me arrestimin në Spanjë të Lulzim Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla përgëzon policinë e Shtetit dhe homologët spanjollë dhe thekson se pandëshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujdo sado që të fshihet.

''Sundimi i ligjit vijon të godasë në Shqipëri e kudo, mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet. Përgëzoj Policinë e Shtetit, ekipin e Fast Tirana të cilët në bashkëpunim me Fast Madrid, të kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Lulzim Berisha në Alicante, Spanjë, një person i kërkuar nga drejtësia në Shqipëri", shkruan Balla. 

1 Komente

  1. P
    Pilo Lala

    Inshallah t'vjen ene ty radha, o Elbasans Librazhdi, lol = lol sapllakja po luftn peshqit tama si SPAKU makinat lluksoze...lol

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje